Kili është për Amerikën e Jugut ashtu diç sikurse që është Britania e Madhe për Evropën – së paku në aspektin e shpejtësisë së fushatës së vaksinimit. Më shumë se 40 % e popullatës të Kilit janë vaksinuar të paktën një herë, dhe gati 30 % kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës. Por ndryshe nga Britania e Madhe, megjithatë Kili aktualisht po lufton me një rritje të madhe të numrit të rasteve me Covid19! Si është kjo e mundur?

Në ndryshim nga Britania e Madhe, e cila mbështetet në vaksinat nga Evropa dhe SHBA si ato nga Biontech / Pfizer ose Astrazeneca, rreth 90 % e vaksinave të dhëna në Kili vijnë nga Republika Popullore e Kinës, konkretisht nga prodhuesi kinez Sinovac. Në Kili, përdoret edhe vaksina Biontech/Pfizer, por deri më tani vetëm për një pjesë relativisht të vogël.

Në total deri më tani, pothuajse 8 milion nga 19 milion banorët në Kili kanë marrë të paktën një vaksinë. Sidoqoftë, Kili ka përjetuar një rritje të shpejtë të infeksioneve të reja me Covid19 çdo ditë që nga fundi i Shkurtit 2021. Kohët e fundit kishte rreth 7000 raste të reja në ditë – të cilat do të ishin të njëjta me rreth 30.000 në Gjermani. Numri i vdekjeve nga korona të raportuara çdo ditë është rritur dukshëm: në një mesatare prej rreth 120 vdekjesh në ditë.

Ju pëlqen!

Sipas zyrtarëve kilian vaksina kineze me sa duket ofron ndjeshëm më pak mbrojtje sesa konkurrentët e saj perëndimorë!

Rezultatet e një studimi kilian mbi efektivitetin e vaksinimit, e botuar javën e parë të muajit Prillë, tregojnë se vaksina kineze ka një efektshmëri prej 67 përqind tek pas dozës së dytë. Kjo tingëllon shumë më dobët në krahasim me më shumë se 90 për qind të efektivitetit të vaksinave nga Biontech / Pfizer dhe Moderna. Astrazeneca gjithashtu ka deri në 82 përqind.

Por ndryshimi është më dramatik pas vetëm një doze: Sipas studimit kilian, vaksina kineze mbron vetëm 16 % kundër sëmundjes simptomatike Covid 19. Në rastin e Biontech / Pfizer, sipas një studimi nga Izraeli, efektiviteti është tashmë 85 % nga dita e 15 deri në ditë e 28 pas vaksinimit të parë.

Një gjë është e sigurt: Vaksinat kineze prodhohen në mënyrë konvencionale – në dallim me vaksinat nga Biontech / Pfizer ose Moderna, të cilat prodhohen në bazë të metodës së re mARN. Ka pasur kritika të përsëritura për mungesën e transparencës për vaksinat kineze, të cilat nuk janë miratuar ende në shumë vende evropiane. Mbi të gjitha, për shumë se kaq mundojnë të dhëna nga faza e tretë e studimit klinik, si shkallë finale e nevojshme pëe certifikim dhe lejim përdorimi.

Studimi dhe gjendja nga Kili do duhej të ishte edhe një bazë kujdes e për analizë të procesit imunizues edhe në Shqipëri, ku së fundmi po injektohen vaksinat e po të njejtit prodhues kinez, dhe ku mund të ketë regres nëse merret parasysh përvoja nga Kili!

Alban Ademi,
MekuliPress

Burimi: dpa, nau.ch, RKI

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.