Autobus , maune, kamion,furgona me rimorkio u nisen nga Lulja e Dukagjinit për Durrësin antik e historik .Për njerëzit tanë që na presin e që veç detyrim e kemi.
Çfarë kam përjetuar këto dy ditë nuk ka shkronjë që e mbulon.
Qytetarë,organizata,media,ndërmarrës, fëmijë, të rritur e pleq në shërbim të një kauze të vetme të dorshtrirjes.
Sot takova shumë shpirtbardhë të palodhur .Shokë të vjetër e shoqe të reja.Ema, Urimi,Erolli,Genti,Majlinda,Zana,Kreshniku,Miloti ,Dardani po edhe Festimi i shkollës fillore.
Të gjithë një bashkësi shqiponjash që fluturonin me ato këmbët e lehta si fletë lisi.

Kur po ngarkonim vjen një grua:
Dua një familje shqiotare ti dhuroj ca lekë.

Pejë,
Shkëmb e Grykë,
Lumbardh e dashni,
Lidhja Besa- Besë je Ti!
U Lidhe për të gjitha trojet
Çdoherë e përherë!

Ju pëlqen!

Nga Gentian Kelmendi

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!