Facebook ka marrë vendim që do sanksionojë çdo gjuhë që mohon apo shtrembëron tragjedinë e Holokaustit.

Këto vendime rrjeti i njohur social i mori sot gjatë ditës, duket thënë se nga fundi i këtij viti, do të drejtojë njerëzit që kërkojnë terma të lidhur me Holokaustin ose mohimin e tij. Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, në vitin 2018 kishtë thënë përmes një interviste se ishte ndier i fyer kur kishte parë një përmbajtje që e mohonte tragjedinë e njohur.

“Kam luftuar mes qëndrimit rreth shprehjes së lirë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi apo mohimi i tmerrit të Holokaustit. Mendimi im ka ndryshuar pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të madhe antisemitike”, ka shtuar Zuckerberg.

Vendimet e fundit i ka mbështetur edhe Kongresi Botëror Hebre dhe Komiteti Hebre Amerikan, duke shtuar se duhen rishikuar shumë publikime në rrjetin social Facebook, dhe t’i klasifikojnë si gjuhë urrejtjeje.