Një avion i British Airways ka bërë fluturimin e parë me duke përdorur vaj gatimi të ricikluar.

Fluturimi BA1476 nga Londra në Glasgou u krye më 14 shtator dhe prodhoi 62% më pak emetime të dioksidit të karbonit sesa një fluturim i ngjashëm një dekadë më parë, tha British Airways në një deklaratë për shtyp.

Linja ajrore tha se ishte kombinimi i karburantit të përdorur-pjesërisht i bërë nga vaji i ricikluar i gatimit-me rrugën optimale të fluturimit, automjetet elektrike të aeroportit dhe përdorimin e avionëve të tij më të rinj, gjë që kontribuoi në uljen e emetimeve.

Ju pëlqen!

Edhe pse fluturimi 1 orë e 30 minuta prodhoi 6.4 ton dioksid karboni, ai shënon një hap përpara në përpjekjet e industrisë së aviacionit për të dekarbonizuar flurutimet përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021(e njohur si Cop26) në nëntor.

Fluturimi u operua nga një Airbus A320neo, modeli më efikas për djegien e karburantit në distanca të shkurtra.

Lexo po ashtu:  Britania ende pa qëndrim ndaj Huawei
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!