Mjekët kanë bërë thirrje për ndërmarrjen e masave urgjente në nivel ndërkombëtar për ta luftuar dukurinë e prodhimit dhe përdorimit të barërave të falsifikuara, të cilat besohet se janë shkaktare për vdekjen e qindra mijëra njerëzve në vit.

Rritja e përdorimit të barnave të rreme ose të falsifikuara po ndikon në vdekjen e 250 mijë fëmijëve në vit. Raportohet se këto ilaçe të dyshimta përdoren kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të malaries dhe pneumonisë.

Një pjesë e madhe e fëmijëve besohet se po vdesin edhe nga përdorimi i vaksinave të falsifikuara dhe të cilësisë së dobët dhe antibiotikëve që përdoren për trajtim ose parandalim të infeksioneve akute dhe sëmundjeve si hepatiti dhe meningjiti.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Numri më i madh i viktimave nga përdorimi i ilaçeve të falsifikuara është në shtetet ku kërkesa e madhe për to kombinohet me mbikëqyrje të dobët dhe rregullore që nuk zbatohen. Këto kushte ua lehtësojnë bandave kriminale mundësinë për të depërtuar në tregun e ilaçeve.

Përmes testimit dhe analizimit të ilaçeve të ndryshme është vërtetuar prania e ilaçeve të falsifikuara për trajtimin e malaries, antibiotikëve, ilaçeve kundër sëmundjeve të zemrës dhe kundër kancerit. Një pjesë e madhe e tyre janë me origjinë nga Kina dhe India, ndërsa në përbërjen e tyre është gjeur ngjyrë printerësh, arsenik dhe elemente tjera të dëmshme, shkruan “The Guardian”/ MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]