Edhe në fronin më të lartë të botës, për t’u ulur do të përdorësh… prapanicën. – Mishel Montenj
Vendi më i lumtur është ai ku ndihet më pak dora e qeverisë.
Një popull që s’ka opinion publik, nuk mund të numërohet për komb.
Është e sigurtë zhdukja e një vendi ku njerëzit mposhtin ligjin edhe forca mposht të drejtën.
Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina. – Sami Frashëri
Shumica e politikanëve ngjajnë me shpërgejtë; duhen ndërruar shpesh se zënë erë shpejt.
Nështrimi është një vetvrasje e përditshme. – Balzak
Nuk ka zorërinj më të mëdhenj se të vetëquajtërit shërbëtorë të popullit.
Inisiativa private që mbështetet në shfrytëzimin tinëzar e të pamëshirshëm të natyrës është edhe më e keqe se socializmi i dështuar.
Sistemi i sotëm ekonomiko-shoqëror do të bjerë shpejt nëse ne nuk do të rishikojmë urgjentisht raportet e tij me mjedisin dhe natyrën.
Transparenca është syri i demokracisë. – Bardho Drer
Politika është arti i brishtë i marrjes së votave nga të skamurit me financimin e të kamurëve duke u premtuar mbrotje nga njëri-tjetri. – Roberto Blok
Pushteti është shumë i madh, por është shumë i vlefshëm për t’a lënë në dorë të politikanëve. – Chester Boëk
Zgjedhjet fitohen kryesisht për hir të faktit që pjesa më e madhe e njerëzve votojnë kundër dikujt sesa për dikë. – Franklin Adams
Demokracia plus injoranca e popullit është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë. – Marauis de Conderco
Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë e të notojmë si peshqit, por nuk e mësuam dot kurrë artin e bashkëjetesës si vëllezër. – Martin Luther King
Koha mbërrin vetë në udhërkryqin e pashmangshëm. Heshtja mbërrin vetë në pikën e ngopjes. Dufi arrin vetë pikën e shpërthimit. Maskat arrijnë vetë çastin e rënies.
Politika ngec në vepra, nuk ngec në fjalë. Ky është kurthi i saj. Demagogët besojnë se nëpërmjet spërdredhjes së gjuhës mund të justifikojnë çdo gjë, madje t’i paraqesin, sipas rastit dhe interesit, në të njëjtën dritë të shkëlqyer zgjidhjet e ndryshme apo të kundërta. – Preç Zogaj
Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria e ka gabim.
Hajdutët e mëdhënj çojnë në burg të voglin. – Diogjeni
Durimi i popujve është grazhdi i tiranëve. – Emilio De March
Nuk mund të ketë qeverisje popullore pa popull të informuar.- Xhejms Madison
Të qeverisësh do të thotë të parashikosh.
Demokraci shumë e mirë është ajo në të cilën të gjithë kanë frikë nga ligji, sikurse nga tirani.
Demokraci shumë e mirë është ajo në të cilën ndërsa në të gjitha të tjerat ka barazi, epërsia përcaktohet nga virtyti, kurse inferioriteti nga ligësia. – Alkibiadi
Demokracia e skajshme është më e keqe se tirania. – Aristip
Shoqëria më e përsosur është ajo në të cilën mbizotëron një klasë e mesme, e cila numerikisht është më e lartë se të gjitha klasat e tjera shoqërore.
Varfëria është prind i revolucionit. – Aristotel
Është më mirë që kokëtrashët të qeverisen, sesa të qeverisin.
Është e padurueshme të qeverisesh nga një njeri më i keq se vetja. – Demokrit
Një qeveri, sado e pandershme të jetë, nuk është aq e keqe sa anarkia. – Hobbes
Në ndryshimet e situatave edhe më të fuqishmit ua kanë nevojën më të dobëtve. – Ezop
Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes me përjashtim të të gjitha atyre që njerëzimi ka provuar deri sot.
Partitë i ndërroj për parimet, por parimet nuk i ndërroj për partitë. – Çërçill
Shtet i përkryer është ai që dëgjon së tepërmi ligjet dhe shumë pak oratorët. – Kilon
Ata që veçojnë politikën nga etika nuk do ta kuptojnë kurrë as njërën as tjetrën. – Apolon
Pa harmoni as shteti nuk mund të drejtohet siç duhet, as familja. – Ksenofoni
Oratori dinak i rrëzon ligjet.
Situatat kritike i shkatërrojnë regjimet tiranike. – Menandri
Tiranët kanë një ves të keq: nuk u zënë besë miqve. – Eskili
Kur qytetarët janë të disiplinuar para ligjeve, atëherë shtetet bëhen fuqishem e të lumtura. – Sokrat
Gjatë viteve të nazizmit xhelatin e duatrokisnin xhelatët, ndërsa në të gjitha llojete komuzimit xhelatin e duartrokasin viktimat.
Demokracia nuk është ligji i shumicës, por mbrojtje e pakicës. – Alber Kamy
Ai njeri që në moshën 19-vjeçare nuk është revolucionar, nuk ka zemër. Njeriu që në moshën 40-vjeçare mbetet revolucionar, nuk ka mend! – Heinrich Theodor Fontane
Ka një sekret që burrat e mençur udhëheqës e dinë dhe e pranojnë: femrat janë arkitektet e fshehura të shoqërisë. – Harriet Beecher Stoe
Njerëzit që u pëlqen sallami dhe ligjet, është mirë të mos i shohim kurrë se si këto të dyja përgatiten. – Otto von Bismarck
Një politikë është si matematikë; ajo që nuk është krejtësisht e saktë, është e gabuar! -Eduard Kenned
Për fat të mirë ne amerikanët nuk jemi një qeveri që ka një komb, por një komb që ka një qeveri.
Shpesh shikojmë nga qeveria për të zgjidhur problemet tona. Kjo është atëherë kur qeveria është vetë problemi. – R. Regan
Të gjithë ne nuk kemi talente të barabarta, por të gjithë duhet të kemi një mundësi të barabartë për t’i zhvilluar ato. – Xhon Kened
Në politikë është nganjëherë si në gramatikë. Një gabim që e bëjnë të gjithë, më në fund pranohen si rregull. – Andre Malraud
Të gjitha krimet i lind tirania, e cila është më i madhi krim. – Sen Zhys
Të kuptosh ç’është mizoria, të mos mohosh ekzistencën e saj, ta përballosh realitetin pa paragjykime. – Hannah Arend
E vetmja gjë që na shpëton nga burokracia është joefikasiteti i saj. Një burokraci efikase ëshët kërcimi më i madh i irisë. – Eugen McCarthy
Ka raste kur të votuarit nuk është demokraci. Ama të numëruarit – po! – Tom Stoppar
S’ka rrezik më të madh për një komb, se kur njerëz dinakë shkojnë për të urtë. – Francis Bekon
Pak opozitë i bën shumë mirë njerëzimit. Balonat ngrihen dhe fluturojnë lart vetëm duke shkuar kundër erës dhe jo duke e ndjekur atë. – Xhon Neal
Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen tonë pa ndihmuar të tjerët që të ndërtojnë të tyren. – Bill Klinton
Pothuaj të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështirësive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.
Një burrë shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme, kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme. – Abraham Linkoln
Urrejtja dhe fuqia nuk mund të jenë në një pjesë të botës, papatur efekt mbi pjesën tjetër të saj.
Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht. Dhe nëse ndodh, mund të vini bast se ka qenë e planifikuar të ndodhë. – Eleonor Ruzvelt
Politikani nuk është “putanë” që, kujt t’i ngrihet mund t’ia hipi, por një komunitet njerëzish të bashkuar për një ideal dhe të disiplinuar me statut në kushtetutë. – Anonim
Liria pa socializmin është padrejtësi. Socializmi pa lirinë është skllavëri. – Mihail Bakunin
Më shumë mundësi kemi të gjejmë një bordello me gra të virgjëra se një qeveri me njerëz të ndershëm. – Roberto Gervase
Nje lider di ç‘është mirë të bëhet, një manaxher di vetëm si ta bëjë mirë. – Ken Adelman
Mjerimi ka këtë të mirë, që e zë për fyti miletin dhe ia sjell mendtë në kokë mepahir, në qoftë se nuk ia ka nxjerrë shpirtin. – Fan Noli
Nuk është vështirë të bësh kurorë, po është vështirë të gjesh kokë të mirë. – Gëte