Me rastin e 78 vjetorit të dërgimit të dokumneteve të KANÇ të Kosovës në Shtabin e Përgjithshëm Antifashist të Shqipërisë për APROVIM (12 janar 1944) dhe hyrjës së dy brgadave të Shqipërisë në luftë për çlirimin e Kosovës (12 shtator 1944)

 Hakif Bajrami

RËNDËSIA E KNÇ NË BUJANI PËR PËRHAPJEN E ANTIFASHIZMIT NË SHQIPËRINË KONTINENTALE

Ju pëlqen!

31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944

Argumentet historike

Konferenca Antifashiste Nacionalçlirimtare u mbajtë në BUJAN në kohën e duhur dhe në vendin e sigurtë. Aty ishte edhe përfaqsuesi anglez Zotëri Rderik BEJLI. Pas konferencës, Bejli do të shkruaj:  “Lëvizja Antifashiste është e vtmja forcë që e lufton nazifashizmin në Kosovë…”. Deri sa në Buajn flitej e palnifikohej se si të luftohet okupatori dhe si të sigurohet çlrimi dhe bashkimi shqiptar, në Kuvendin e Lidhjës Dytë të Prizrenit (17 shtator 1943) flitej dhe manifestohej se si “jemi çliruar dhe si është krijuar Shqipëria!!!”. Në Prizren ishte përfaqsuesi nazifashist Shmit Huberi, që po e humbaste luftën. Madje, aty u krijua një fotamoganë se edhe Qarku i Mitrovicës i është bashkuar Shqipërisë. Se nuk ishte ashtu duhet shiquar DOSJA: “ Pajazit Boletini” kur më 3 prill 1944 shkoi me tre komandantë xhandarmërie në Beograd te Millan Nediqi, për t` i kërkuar rrogat. Rroga nuk iu dha sepse nuk ishte në vendin e punës për katër mauj, sepse kishte shkuar në Shqipërinë Bregdetare për t` i ndiekë komunistat, me që rast në Tiranë më 4 shkurt 1944 u masakruan mija patriotë.

E ata që e kritikojnë Nacionalçlirimtarën, po ua përkujtojë se çfar VENDIMI mori tresha e madhe: Ruzvellt, Stalin, Cherchill, që po e FITONTE LUFTËN, për ata popuj që cilsohen se kanë bashkëpunuar me nazifaashizmin: “ Ata popujë që janë ekspozuar duke i ndihmuar nazifashizmit, duhet të denohen dhe mundësishtë të tarsferohen në një vend tjetër”. Serbët që i kishin aleatët në Londër dhe Msokë, posa e kuptuan këtë qëndrim, filluan t` i ferkojnë duartë. Dhe, çka ndodhë, për 20 ditë Vasa Çubrilloviqi (më 3 nëntor 1944) e shkruan elaboratin: “Likidimi i pakicës shqiptare në Jugosllavi”. E kur më vonë u ndanë sferat e intreresit në Ballkan (Jalltë të Krikesë më 12 mars 1945), Chechilli do ta shkruaj në pako të cigarës përqindjen e ndikimit, të cilën Stalini e nënshkruan me njëherë. Aty, nuk figuron Shqipëria fare. Shqipërinë e futi  në “hise” Mollotovi më vonë. E pse nuk figuron, sepse Cerchili më 1916 e humbi luftën në ÇANAKALA, dhe dha dorheqje. Ai i mbajti në mend se çfarë lufte kanë bërë shqiptarët si ushtarë të Mustafa Kemail-Ataturkut, kundër Flotës tij dhe inatin nuk e kishte depnonuar në muze, por e shpalosi për mejdani në Jalltë. Donte ta shuaj Shqipërinë fare. Prandaj, se sot Anglinë e kemi mike, kjo nuk do të thot se i kemi pasë mardhënjet e mira gjithëherë me te. Shiqone vetëm AFEREN e anijeve në Korfuz më 1946. Shiqone fatin e TREZORIT (Arit) shqiptar për një gjysmë shekulli. Shiqoni dokumentet në ANW se si nazistët në Prapsashticë i detyrojnë serbët të vejnë KRYQA me gelqere mbi shtëpai, në mënyrë që kur të bombardojnë avionët shtëpitë shqiptare që ua tregoi Radovani, xhylet të bien vetëm mbi shtëpitë e shqiptarëve, më 3-5 maj 1941. Pra, populli i Radovanit ishte me nazista. Kurse populli i Mustafë Hoxhës ishte kundër okupimit serbian dhe çdo okupimi tjetër.

Më 1942 pas shumë kërkesave të shqiptarëve (Ferat Draga) që t` i bashkohen Zonës së okupoimit Italian, Hitleri vendosi, ashtu si pajtohej Xhafer Deva: “Shqiptarët e Kraiskomandatutës Mitrovicës, transferohen në Zonën Italiane. Trepça (Mitrovica, Llapi, Vushtrria) mbetet zonë e interesit Gjerman, në pushtetin e Milan Nediqit, që është lojal ndaj Rajhut”.  E ju që nuk jeni ekspert të histirisë, shkruani, por mos ia ktheni PUSHKËN VETI. Musolini dhe Hitleri i kanë ndarë trojet shqiptare në Wjenë, në maj-qershor 1941, por  e kanë humbë luftën dhe janë denuar. !!!

 E fituesi i luftës e shkruan historinë, pastaj. E po mos të ishin ato batalone, aradha, brigada dhe eshallone (që një u masakrua në Tivar në  mars-prill 1945, nga malazezët), shqiptari në Kosovë nuk do të kishte. Hulumtoni dokumentet për Shaban Polluzhën. Ia kurdisën rastin që të kthehet, sepse 25 burra i masakroi Spasoje Gjakoviqi dhe kufomat i futi nën akull në lumin Drenica. E kur e mori këtë lajm, Shabani dhe Miftar Llausha si patriotë, nuk kishin moral të shkojnë në Srem, e pas shpine t` i vritet popullki duarthatë. E lufta e Shaban Polluzhës, në anën tjetër te sperbët spjegohej para Aleatëve, Anglezë, Amerikanë dhe Rusë: “Ja shqiptarët po na rrezistojnë, se po provojnë taa kthejnë Hitlerin në pushtet”. Këto trillime kanë vazhduar në forma të ndryshme, deri më 10 qershor 1999.

**

-PKJ në luftë speciale për defaktorizimin e Luftës antifashite në Kosovë, më qëllim që ta riokupojë duke kërkuar llogari në vend që të japi llogari për mizoritë sllave ndaj shqiptarëve, ia kaloi kralevinës me dhunë të paparë. PKJ nuk ka lërë mjet defaktorizues pa përdorur, për ta akuzuar popullin shqiptar të Kosovës se po bashkpunonte me nazifashizmin, sidomos nga 12 janari 1944. Në këtë drejtim duke synuar ta realizojë programin e saj anticivilizues, më 8 shkurt 1945, KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i APNÇ të Jugosllavisë, vëndosën diktaturë ushtarke në Kosovë, në mënyrë që t` i realizojnë defaktorizimet një nga një: defaktorizimin ushtrak (8 shkurt 1945), defaktorizimin politik (31 mars 1945) dhe defaktorizimin parlamentar (10 qershor 1945). Kjo politikë neokoloniale u bë për faktin se Konferenca NÇ e Kosovës më 2 janar 1944 u rreshtua që të veprojë si një faktor i fuqishëm antifashist, madje duke kërkuar, që Kosova të bashkohet me Shqipërinë Bregdetare. Ta shtojellojmë çështjën në aspketin analitik dhe eksplikativ, nga këndi i filozofisë së historisë, e ku argumentet flasin vet.

*

Treva shqiptare e Kosovës gjatë shekullit XIX-të, kur u krijuan kombet, kudo nepër Evropë, pra edhe në Ballkan, ishte treva më kryengritëse për çlirimin kombëtar nga robëria osmane. Mjerisht, me vendimet e Kongresit Berlinit(1878), me krijimin e Çështjës së MUAHAXHERËVE ( 1877,popullsia shqiptare e 714 katundeve të Sanxhakut Nishit dhe Pirotit u detyrua të shpërngulet nga vatrat e veta për 28 DITË-hb), popullsia e Shqipërisë Kontinentale (Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit), krijuan bindje të thellë se Gjashtë Fuqitë Evropiane janë kah i tradhtojnë në çdo hap, duke e coptuar Shqipërinë Etnike të katër vilajeteve. Prandaj, me Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881); me Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), me Kuvendin Kombëtar në Ferizaj (korrik 1908), me Kongresin e Alfabetit në Manstir ( nëntor 1908); me Kryengritjet e mëdha shqiptare në tërë Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Shkodrës  (1910-1912), i treguan botës politike dhe diplomatike, të Gjashtë Fuqive (Anglisë, Francës, Rusisë; Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë), se janë kryefjala dhe kallxuesi i shqiptarizmit. E pikërishtë për këtë flamurtarizëm kombëtar, edhe pse u çliruam me armet tona, (duke luftuar okupatorin turk mars-gusht 1912); edhe pse Qeveria e Qamil Pashës e pati shprehur pajtimin se e: “pranon Autoniminë dhe Pavarësinë e Shqipërisë”, në Konferencën e Londrës (1913), Çështja shqiptare u gjetë para “ksapit”, duke i coptuar trevat më atdhetare shqiptare. E vërteta, në Londër u pranua një autonimi e Shqipërisë, nën syzerenitetin e sulltanit, por e coptuar që në dokuemntet sekrete serbe quhet  Shqipëria Bregdetare. Kjo do të thot se Shqipëria Kontinnetale mbeti e okupuar, pikërishtë përmes rrenave serbe se : “Popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, flasin serbisht në familje dhe serbianë e ndiejnë vetën”. E tragjedi është kjo rrenë, por më tragjedi është se Gjashtë përfaqsuesit e Fuqive evropiane u besuan.

E vërteta, nga kjo kohë (1912) gjysma e kombit shqiptar do të përjetojë një golgotë ndër më të egrat në Evropë. Në trevat shqiptare filloi të likidohet çdo ide për shkollim, për emnacipim kombëtar dhe kulturor. Kjo luftë është “vizatuar” në dhjeta elaborate dhe programe serbe, për shfarosjen totale të mbi gjysmës së kombit shqiptare.  Qysh në fillim të vitit 1913, filloi likudimi i personaliteteve shqiptare, filloi grabitja e tokave më të mira dhe siellja e 64583 kolonistëve sllavë, të cilët jetonin seicili si guvernator, seicili i armatosur dhe të përciellur me xhandarë dhe ushtri serbo-malazeze.

Nga 23 fonde arkivore, ku është mbetë çështja shqiptare e lyer me xhak të njomë të nënave, fëmijëve dhe burrave të tyre, mjafton të plasohet veprimatria e Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit dhe kapos së tyre Mihajllo Ceroviqit (komesar për Jug i emruar nga Beogradi). Citoi dokumentin serb: “Këta e kishin dorën shumë të lehtë. Me thika, zjarr dhe pushkë e topa i kanë diegur me qinda fshatra shqiptare, të cilat po u përngjajnë zjarreve të  NETËVE të Bengalit, kah digjen”. Kjo politikë është bërë me program si: 1). Programi për likudimin e Kaçakëve më 1920-1924; Programi për luftimin e shqiptarëve 1927-1940; Programi për ndarjën e Shqipërisë Bregdetare 1939; Programi për Serbinë integrale dhe homogjene 1941. Rezultati i këtyre programeve është 311255 vjetë burgje për shqiptarë 1912-1941, 382 fshatra të bombarduara, 255000 shqiptarë të shpërngulur në Anadoll (bile të obligur me Konventë Jugosllavo Turke nga vitit 1938), me 381012 hektarë toka të shqiptarëve, që ua grabitën: kolonistët,xhandarët, policët, oficerët e pensionur, tagermabledhsit, pylltarët, mësuesitë, nëpunësitë, mafia tregtare,bellorusët, Crnorukashët, SRNAO, ORJUNA e deri te ZBORI fashsit i Lotiqit,  me 24000 familje të planifikuara për kolonizim (janë kolonizuar 11892 në Kosovë dhe 7811 familej sllave në Maqedoni).

Koha e Luftës Dytë Botërore 1941-1945

Pas okupimit të Mbretërisë Jugosllave në prill 1941 nga Gjermania naziste, TA FTOISH të ngritet Shqiptaria e Kosovës në luftë kundër nazifashizmit e për ta ruajtur Jugosllavinë,  që i kishte ngritur KAMPET E PËRQËNDRIMIT në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 1919-1924, special për shqiptarë të Kosovës; atëherë kur e tërë treva shqiptare ishte një KAMP përqëndrimi 1939-1941; pra ta ftoish në luftë për ta luftuar  Nazifashizmin Gjermano-italian, për të luftuar për krijimin e një qfardo qoftë Jgosllavie, ka QENË e barabartë sikurse ta FTOISH POPULLIN HEBREJ (JAHUDITË ) më 1944/45: “Ejani e luftoni  për ta shpëtuar Hitlerin”. 

Megjithë këtë, antifashizmi në radhët e popullit shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni e Mal të Zi,  më 6 prill 1941- 2 janar 1944, në fillim ishte një rreshtim  i pastër politik antifashist majtist, që shpërthente kryesishtë nga përkushtimi kryengritës i shqiptarëve. Por, pjesa dërmuese e antifashistëve shqiptarë do të regrutohën nga komunistët shqiptarë që erdhën nga shkollat e Mbretërisë shqiptare. Lidhur me këtë, duke u frigësuar për kthimin e pushtetit sllavë,  për komunistët shqiptarë në Kosovë më 1941/2, të lidhur me profkat politike pas qerrës së PKJ-ës, për një kohë do të mbesin të izoluar gati tërësisht nga populli shqiptar. Ky fenomen vinte nga shkaqet jo pse ndryshuan sllavët, që po kërcnoheshin sërish, kur popullit shqiptar prap i thuhej: “ Kur të kthehemi, sërish lumenjët: Llapi, Sitnica dhe Drini do të bartin nga dy muaj plisa të shqiptarëve”. E në anën tjetër okupatori i ri, lejoi një frymëmarrje tjetër për shqiptarë: lejoi administratë dhe shkolla  ashtu si ishin mundësitë shqipe. Ndërsa, metodat e dy pushteteve (kralit dhe Hitlerit) mizore, të dya, do të tregohet shumë shpejtë se nuk kishin dallime, por që me të cilat populli ishte mësuar. Prandaj, çdo çmim populli ishte i gatëshëm ta paguaj, dhe, mos të kthehën ma në pushtet kolonistët-parafashistët të mercenarëve, fajdexhive dhe rentierëve sllavë të Beogradit (1918-1941), që nuk kishin lënë mjet mizor pa përdorur, me të vetmin qëllim që Kosova të sllavizohet si Toplica më 1877/8.

Lidhur me këtë, edhe ndaj okupatorit të ri (nazifashist) shqiptarët qysh në prill-maj 1941 krijuan një mosbesim, mu nga shkaku se çetnikët dhe oficerët serbë, përgatitën disa kurtha politike të cilat u kthyen në tragjedi, prap për shqiptarë. E fjala është se në Malësinë e Gallapit, tri fshatra: Prapashtica, Nishefci dhe Keqekolla u kthyen në germadha duke u bombarduar nga avionët gjerman. Ky bombardim ndodhi për faktin se çetniku Bozhidar, që e kishte masakruar këtë trevë më 1921, prap kishte gjetë mënyrë t` i sulmojë shqiptarët përmes ushtarve të Vermahtit në fund të prilit 1941.

Pikërishtë të gjetur para kullës dhe çekanit, nga 5 maji 1941, kur shqiptarët e panë se kolonistëve nga nazistët gjrermanë u ishte thënë që në kulmet e shtëpive të tyre të vejnë kryqe, në mënyrë që të bombardohen vetëm shtëpitë shqiptare, çështja u bë shumë e kuptuar se okupatori i ri, nuk ka dallim nga ai i vjetri (1918-1941), po nuk ka dallim edhe nga ai para (1912) tij. Dhe ashtu ndodhi. Por jo vetëm bombardimi, i tri fashatrave të Gallapit, por INTERNIMI i të gjithë burrave shqiptarë nga kjo trevë në kampin e Vrajës dhe të Nishit, dhe, tragjedia që u perjetua për gjatë tërë verës, KRIJOI te kjo popullsi dhe jo vetëm kendej një BINDJE se okupatori nuk ka ndryshim, ka vetëm taktizim. E kur t` i shtohet këtij realiteti fakti se shqiptarët e trevave: Të Llapit, Vushtrisë dhe Mitroviocës me Sanxhak, ishin UNANIMISHTË, që t` i BASHKOHEN  Zonës okupuese Italiane, e  jo të mbesin nën pushtetin kuislling të Millan Nediqit (1941-1944), pushteti i Herman Nojbaherit në pajtim me Zyrën e Hitlerit, me qëllim që ta shuajnë organizimin e shqiptarëve t` i bashkohen Shqipërisë nën italianët, do të pajtohet që kjo popullsi të DEPORTOHET me dhunë në Zonën Italiane, dhe pronat e tyre t` i grabisin sërish kolonistët sllavë. Edhe ky faktor ishte një dëshmi plus, se pozita koloniale e shqiptarëve nuk kishte ndryshuar, edhe pse kishin të drejtë ta valojnë Flamurin Kombëtar, sidomos në dasma dhe festa kombëtare. E ndryshimi, u krijua bindja, mund të ndodhë vetëm nëse luftohen të dy okupatorët njësoj: ai serbian në rend të parë;  paralel me te edhe ai nazifashist. Por që të luftohet kundër dy forcave okupatore ishte utopi tipike, posaqërisht kur disa shqipfolës prap ishin gjetur në prehër të okupatorit të ri, e që i kishin grimcuar disa funksionte  kuisllingësh. Pra ta filloish luftën në TRI FRONTE, duhet ta hapish edhe frontin e katërt, sepse i pari ishte i hapur, i dyti duhej të hapej e i treti për t` i fituar dy frontet e para, duhej të përgatitej me kujdes duke i respektuar  zakonet popullore, që ishin fronti i katërt. Pra, asgjë në këtë kaos nuk dihej, çdo gjë kuptohej, se populli shqiptar duhet të rreshtohet e jo të mjegullohet në Koalicionin antifashits, krejtë me qëllim që ta fitojë të drejtën në ardhmëri të grantuar. Po kush të grantojë, kur komunistët nuk kishin asnjë autoritet në popull. E fjalëve u kishte dalë boja. E për ta fituar atë ardhmëri, disi me vështersi  do të themelohen këshillat ilegale nacionalçlirimtare, do të themlohet qeta e para, batalonet, brigadat, dhe kah fundi i luftës edhe divizionet shqiptare të Kosovës.

 Që këto forca të kryejnë detyrat kombëtare me sukese: të luftojnë forcat çetnike (koloniste ku kishte edhe komunistë; që ta luftojnë apartin e okupatorit, dhe ta luftojnë kiuslllingun shqiptar, që nuk ishin pak, duhej të luftohën edhe organizatat, “vetëm sa për të vdekur me fytyrë”. 

Që ta bindnin popullin shqiptar të Kosovës se vërtetë me luftën antifashiste do të ÇLIROHEN, komunistët jo vetëm shqiptar i kishin dy referenca mbështetëse. Mbështetja e parë, ishte në Rezolutën e Kongresit KATËRT të PKJ-ës mbajtur në DREZDEN në tetor 1928. Aty hapur ishte qëndrimi se Kosova duhet të i bashkangjitet (bashkohet) Shqipërisë. Mbështeja e dytë, për aspiratat e shqiptarëve të Shqipërisë Kontinentale, që të çlirohen dhe bashkohen me Shqipërinë Bregdetare, ishte që Jugosllavia të ndërtohet në principin FEDERETATIV Republikan, ku Kosova do të ishte njëra ndër REPUBLIKAT e saj, vendim ky rezolutiv i Konferencës PESTË të PKJ-ës, mbajtur në Zagreb në tetor 1940. Lidhur me këto qënrime të drejta të PKJ-ës, antifashistët shqiptarë, pasi që e kishin themleuar Shtabin e Përkohëshem Kryesor të APNÇ të Kosovës më 20 tetor 1942; pasi që i njejti Shtab ishte kthyer në Shtab Kryesor të AP NÇ, më 15 prill 1943, duke i drejtur në luftë disa çeta, batalone, e sidomos pas Konsultës së Komitretit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë në shkurt 1942, ku Emin Duraku shpalosi mbështetjen në Rezolutën e Kongresit PKJ-ës (në Drezden më 1928); ku pas Konsultës së Komitetit Krahinor të PKJ-ës mbajtur në malet e  Sharit, 3-6 nëntor 1843, do të mirret vendimi që të THEMELOHET KËSHILLI NACIONALÇLIRIMTAR për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. E shprehur në gjuhën popullore, kjo do të thot që Kosova ta ket PARLAMENTIN E VET LEGJITIM dhe përmes tij të aprovojë ligje. Aty do të mirrëshin vendimet me të cilat kënaqëshin ASPIRATAT e shqiptarëve të robëruar, për çlirim dhe bashkim nacional.

Nëse analizohet tërë dokumentacioni i Kominternit (1919-1943), del se kjo organizatë kishte qëndrim të drejtë ndaj rrugës së bashkimit të Shqipëtarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike, duke i anatemaur të gjitha Konferencat e ashtuquejtura të paqës (1878, 1913, 1919).Prandaj PKJ, si natare e Kominternit nuk kishte mandat tjetër përpos të marrë qëndrim në Kongresin e saj në Drezden  (1928) që Kosova t` i bashkohet Shqipërisë, ku  fjalën kryesore në atë bashkim do ta kishte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

E vërteta, pas vitit 1935 KQ PKJ kishte ndryshuar STRATEGJINË për zgjidhjen e çështjes nacionale në Mbretërinë Jugosllave. Nga ajo kohë, në vend të shkatrrimit të Jugosllavisë, dhe themelimit të shteteve (partive) nacionale, do të propogandohet RUAJTJA e Jugosllavisë, por që përbrenda saj të themlohen partitë komuniste nacionale dhe adekvat me to, edhe republikat federative, ku Kosova do të ishte njëra ndër ato REPUBLIKA. E ky qëndrim u bë realitet më 1940, duke u lidhë Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosomet drejtë për drejtë me KQ PKJ-ën, pa asnjë lidhje me komitetet tjera komuniste krahinore. Aty (më 1940 në Zagreb) u la në favor edhe idea e avansimit të Kosovës në Republikë sovjetike, të cilën do ta përkrahin të gjitha komitetet tjera.

Begatimi i Kosovës me këshilla ilegale më të avansuara politikisht, në të gjitha viset  gjatë vitit 1943, kapitullimi i Iatlisë fashiste në fillim të shtatorit 1943, i nxitën antifashistët e Kosovës që t` i hyjnë punës për ta themluar KËSHILLIN NACIONALÇLIRIMTAR (PARLAMENTIT KOSOVËS.

 Në konsultën e Sharit, do të ndahen detyrat për t` i kandiduar DELEGATËT e Konferencës. Fadil Hoxha mori për detyrë aktivitetin e zgjedhjës së DELEGATËVE në RRAFSHIN E KOSOVËS. Ndrësa,  Xhavit Nimani dhe Ismet Shaqiri në Rrafshin e Dukagjinti. Kandidimet u kryen me sukes dhe në Konferncën NÇ nga 62 delgatë që ishin caktuar në kushte shumë delikate të luftës, do të marrrin pjesë 49 delegatë me autorizime të plota, nga bazat. Prej 49 delgatëve 31 nuk ishin antar të asnjë partie, por ishin në kuadër të Frontit Antifashist Naciolançlirimtar.

Kush e siguroi Konferencën dhe çfar simbolike kishte

Para se të ideohet dhe organizohet mbajtëja e Konferencës Këshillit Nacional Çlirimtar të Kosovës, do të mendohet se si duhet mbrojtur dhe siguruar mabjatja e saj. Në fillim u caktua se sigurimin e Konferencës do ta kryej Aradha Partizane “Bajram Curri”. Propozimin për këtë nderë që do ta kishte Aradha, doli nga kush tjetër pos nga  Fadil Hoxha, që ishte Koamandat i Shtabit Kryesor të Aradhave Nacional Çlirimtare të Kosovës. Dhe, pasi që u pranua se Konferenca do të mbahet në Bujani, për sigurimin e saj u shtua edhe Aradhë Partizane “Perlat Rexhepi”-që ishte e Shqipërisë Bregdetare. Pas dhjetë ditë të qëndrimit në fuqi, që këto dy aradha ta kryejnë sigurimin e Konferencës, në këto rrethana  erdhi deri te një takim në mes Fadil Hoxhës dhe Sadik Bekteshit në prani të Xheladin Hanës dhe Hajdar Beg Dushit, afër burimit të Valbonës. Aty u muar vendimi që të dy aradhat të shkrihen në një ARADHTË të përbashkët me emrin “CURRI-REXHEPI”. Kjo do të thot se Konferenca do të rreshtohet FUQISHËM në vendim për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Bregdetare, e që simbolizonte edhe bashkimi i aradhave në një: “CURRI-REXHEPI”. Dhe ashtu ndodhi.

Fakti se pas mbarimit të Konferencës, më 12 janar 1944, Fadil Hoxha ia dërgon tërë dokuemnetacionin  e saj Enver Hoxhës për t` i vënë në KQ PKSH dhe Shtabin e Përgjishëm të Aradhave Partiznae Nacional Çlirimtare PËR APROVIM, dëshmon se jo vetëm Fadili por edhe të gjithë pjesëmarrësit ishin të bindur se do të ndodhë BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË BREGDETARE. Ky bashkim spejgohej me faktin e shkrirjës së Aradhës “Bajram Curri” dhe Aradhës “Perlat Rexhepi” në një Aradhë “CURRI-REXHEPI”, se jo vetëm që synohej bashkimi, por ai konsiderohej si çështje e kryer, sepse po luftohej kundër një okupatori dhe për një çlirim definitiv të Kosovës nga çdo zgjedhë e huaj.     

Konferenca e KANÇ e mbajtur në Bujan (31 XII 1943-1,2 janar 1944) dhe me Rezolutën që e solli, e bëri një dallim substancial dhe i dhuroi popullit Shqiptar një SH P R E S Ë, se përmes luftës antifashiste do të krijojë SH A N S Ë N HISTORIKE, për t` u bashkuar Kosova me Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk e kishin hallin te sistemi shoqëror, sepse Konferenca ishte e Frontit Popullor Antifashist,  për bashkim kombëtar, e jo për çështje ideologjike e partiake.

 Ja teksti I Rezolutës:  “K O S O V A e RAFSHI I D U K A GJ I N I T  është krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipëninë. Prandaj e ndiejmë për detyrë t` I tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për t` I realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme, pra, që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakatar e rrogëtarëve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë pëpr ta fitue lirine, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi të VETËVENDOSIN mbi fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri në SHKËPUTJE. Garanci për këtë është Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipënisë, me të cilën ngushtësisht është e lidhur. Përveq këtyne, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenjë: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika, Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe ajo e Teheranit”.

Fadil Hoxha me ekipin e tij, do ta përgatitë tërë materilain e aprovuar të Konferncës dhe më 12 janar 1944 do t` ia DËRGOJË KQ PKSH dhe Shtabit Përgjithëshem në emër të Enver Hoxhës për A P R O V I M. I njejti dokumentacion në gjuhën serbishte do të i dërgohet KQ PKJ dhe Shtabit Suprem të APNÇ të Jugosllavisë, për N J O H T I M. Pra, materialet e Konferencë për APROVIM ishin për Enverin , kurse për NJOHTIM ishin për Titon. Edhe ky fakt zbulohet për herë të parë, e meritën për këtë rreshtim e kishte Fadil Hoxha.

Përgjigjet KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 28 III 1944

Për Dokumentet e Konferencës NÇ të Kosovës, KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i APNÇ të Jugosllavisë , përgjigje do të japi Millovan Gjillasi, më 28 mars 1944. Në përgjigje përgënjështrohet shprehja “NJOFTIM”, sepse jugosllavët e konsideronin Kosovën si “pjesë të Jugosllavisë”, ashtu si e kishin vijëzuar në Konferencën e V-të të KQ PKJ mbajtur në Zagreb më 1940, kuptohet duke mjegulluar çështjen e REPUBLIKËS. Së dyti, kreut komunist jugosllavë nuk i pëlqente shpërehja vetvendosje deri në shkëputje, e aq më parë nuk u pëlqente shprehja se “populli shqiptar i Kosovës ka dëshirë t` i bashkohet Shqipërisë”. Këtë tog fjalësh nja dy ditë do ta diskutojnë krerët e partisë komuniste jugosllave dhe do të vijnë në përfundim se përgjigja do të ishte: “KNÇ i Kosovës nuk ka të drejtë të prodhojë ligje; nuk ka të drejtë të prejudikojë shkëputje nga Jugosllavia”. Ky ishte qëndrimi esencial që iu tha drejtuesëve antifashist të Kosovës në letrën e M. Gjilasit, i cili aspironte që Kosovën ta kthej në një “hambar drithi për Malin e Zi”. (Dokumnetet sekrete të KQ PKJ, 1944. K.4/5-0-12/45).

Përgjigjet KQ PKSH dhe SHTABI i Përgjithshëm më 12 maj 1944

Përgjigja nga KQ PKSH dhe Shtabi i Përgjithëshëm i APNÇ të Shqipërisë erdhi për Komitetin Krahinor dhe Shtabin Kryesor të APNÇ të Kosmetit më 12 maj 1944. Këto institucione antifashiste shqiptare, të gjitha dokuemnetet e KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit i APROVUAN UNANIMISHT. E vërteta, shprehjet “Aprovim”-Shqipëri dhe :njohtim”-Jugosllavi u bërën “operacion plastik”-u falisifikaun më vonë  nga A. Rankoviqi dhe K. Xoxe më 1947. Dinakëria e Rankoviqit në “operacion”  doli me  një propozim që Fadil Hoxha të futët NËN HETIME, ndërsa çështja “aprovim” dhe “njohtim”,  të futën në frigoriferin politik, sepse po u hapën, duhet të dihet se “nga një kashtë i nxjerr gjashtë”, se çështja e Kosovës do të aktualizohet, fakt ky që e kërkonte Enver Hoxha edhe në korrespodencën e tij brilante me mikun ma të madh të drejtësisë në Ballkan, me mikun e Shqiptarisë, i cili më 1913 i tregoi botës të gjitha mizoritë sllave ndaj shqiptarëve, sidomos në Vilajetin e Kosovës. E vërtera korespodenca e Enver Hoxha – Leo Fraindlling, është mbajtur në mësheftësi nga Koçi Xoxe dhe A. Rankoviq, sepse ishte destinuar për Tiranë përmes postës Beogradit. (Korespedenaca në origjinal ishte në KQ PKJ –KQ LKJ deri më 1979, e që thuhet këtu për herë të parë-hb).  

Në rrethnat që po i krijonin jugosllavët, lidhur me fatin e Kosovës, nuk kishin asnjë infrmatë as Fadil Hoxha e as Enver Hoxha. Që të dyve u është thënë nga shkenctarët e Kosovës për këto pazare mesikne jugosllave, që zhvilloheshin prapa shpinës tyre, dhe i pari ka shprehur në një masë simpati publike (Fadili), e i dyti (Enveri)  nuk ka heshtë sepse me kohë e ka pasë të njohur, prandaj nuk ka besuar se po i thuhet e vërteta. E të vërtetën sot  e zbulojnë dokumentet nga Mbledhja e KNÇ të Kosometit (para dreke), ndërsa pas dreke Konsulta e KK të PKJ për Kosmet , e mbajtur në KOLOSIAN më 18 VI 1944. Në këtë tubim konstitucional dhe politik, Këshilli Nacionalçlirimtar dhe Komiteti Krahinor e PKJ-ës për Kosmet do ta APROVOJNË çdo “germë” që e kishte shprehur dhe sugjeruar Milovan Gjillasi në Letrën e tij historike dhe tragjike, për ardhmërinë e Kosovës më 28 mars 1944. Kuptohet, se për këto vendime  në Kolosian më 18 qershor 1944, do të njihet Enver Hoxha, përmes Ramdan Çitakut.

 Duke i kuptuar makinacionet jugosllave, Enver Hoxha do të mobilizohet  dhe me tërë aftësinë e tij në KQ PKSH dhe Shtab të Përgjithshëm, gjithnjë duke u maskuar që çështjen e konfliktit ta kuptojë seriozisht Sveozar V. Tempo, D. Mugosha, e së pakut edhe M. Popoviqi, për të cilin kishte një respekt të shkolluar prej komunisti. E Vërteta, Enver Hoxha do ta njohtojë Miladin Popoviqin për përgatitjen dhe nisjën e Delegacionit shqiptar për Vis ( më 12 gusht 1944), për t` u takuar me Titon, dhe shtabin e tij politiko-ushtark,  që gjindej në ujdhësn e Bregdetit Kroat. Aty pas një debati dyditor, më 26 gushtë 1944, do të mirret vendim politiko-konstitucional me shumë domethënje strategjike dhe politike për fatin e Kosovës se: “Nëse Shqipëria ndërton sistem socalsit pas çlirimit, Kosova do t` i TAKOJË Shqipërisë Bregdetare; Nëse Shqipëria pas çlirimit, ndërton sietem kapitalist, Kosova do të mbetet të mbajë REFERENDUM se a do të shkojë me Jugoslavinë Socialsite apo me Shqipërinë kapitaliste”. (Koleksioni i Eduard Kardelit 1944/45-01/5-X+Y).

LUFTA E SERBO-MALAZEZËVE PËR DEFAKTORIZIM TË ANTIFASHIZMIT NË KOSOVËS 1944-1945

Jugosllavët kishin zgjedhur defaktorizimin  e KANÇ të Kosovë,si i vetmi mjet që kjo trevë shqiptare të mbetet në duar të mafisë politike komuniste  sllave, gjithnjë duke akuzuar popullin shqiptar se po kolaboron me fashizmin. E kolaboracioni ka qenë antishqiptar, fakt ky që nuk ishte më i dobti në Kosovë; fakt ky që dëshmohet me realitetin se Qeveria Kuisllinge e Beogradit ( Millan Nediqit) më 1941-1944 ishte qeveri më stabile profashiste në Evropë. Dhe, deri sa në Tiarnë ndrroheshin qeveritë njera pas tjtrës  7 qeveri, 1939-1944), në Serbi pozita e kuisllingëve ishte shumë stabile, madje qysh më 1942 e kishin njohtuar Zyrën e Hitlerit se “Serbia është pastruar nga Hebrenjët”.

 Lidhur me Marrëveshjen e Visit më 26 gusht 1944, posa ishte bërë e njohur Marrëveshja në mes Titos, Rankoviqit, Gjilashit, Kadredlit, Bakariqit me një anë, dhe Koçi Xoxës, Ramdan Çitakut dhe Bedri Spahiut në VIS, për rreshtimin e Kosovës, pas çlirimit, duke iu bashkuar Shqipërisë Bregfetare, i pari do të reagojë A. Rankoviqi, ndërsa  pas dy ditësh edhe Milovan Gjillasi, duke e pyetur Titon se: “sa do të vlejë kjo marrëveshje jugo-shqiptare”? Tito thot: Kjo Marrëveshje do të ketë vlerë nominale deri sa të largohet Delegacioni shqiptar nga ujdhesa”. Dhe Tito, do të mbetet në potezin e intrigave, ndaj shqiptarëve deri në vdekje. Çka do të ndërmerr mëtutje dihet: intriga dhe shantazhe politike ndër ma të ultat, sa që për ta vënë çështjen e Kosovës në rend të dytë më 1947, do ta përgatitë edhe një DESANT Ushtark në Korçë, të cilin do ta drejtonte Gjerali Kupreshanin, kinse në atë qytet shqiptar, do të hyjnë grekët. E Enver Hoxha, hapur u tha grekëve dhe jugosllavëve më 6 nëntor 1947: PROVONI, por divizionin do ta gjejë fati i anijeve që vet i keni fundos në Korfuz. Tash është zaman tjetër” !

Faktorët që janë në favor të Dinastisë serbiano kroato sllovene për ta penguar

bashkimin kombëtar të shqiptarëve

I

Defaktorizimin J. B. Tito kur u takua me V. Cherchillin në Bari të Italisë, po thuej se i përdori ato “fakte” që i kishte lansuar kreu i Dinastisë Karagjorgjeviqëve në Londër (1941-1944), në zyrët relevante të Forein Ofissit.  Në ato reagime me shkrim thuhej: “Shqiptarët e Kosovës nuk janë të një mendimi dhe origjine me ata të Shqipërisë Bregdetare. Ky dallim shprehet së pari me faktin se më 1921 kur Hasan Prishtina (lider i shqiptarëve të Shqipërisë Kontinenatle) si iridentistë i përbetuar  nga Kosova NUK MUNDI TË QËNDRONTE NË PUSHTET (në krye të Qeverisë Tiranës)  AS PËR NJË JAVË DHE U DETYRUA TË DORËHIQET. Fakti tjetër është se shqiptarët e Kosovës të drejtuar nga Ceno Begu, nuk u pajtuan me qeverinë prokomuniste të Fan Stilin Nolit”.

“Elementi i dytë, shkruajnë zyrtarët e Dianstisë Karagjorgje, se Shqipëria Bregdetare dhe Kosova nuk janë të një rreshtimi politik dhe etnik, e që është rasti i Ahmet Zogollit (qershor-dhetor 1924), kur ai ishte njeriu më i urrejtur nga pjesa dërmuese e popullit shqiptar të Kosovës. Pra mosdurimi qëndron në të dy anët.  Në rastin e parë, shqiptarët e  Shqipërisë Bregdetare e urrenin atë të Shqipërisë Kontinentale (Hasanin). Në rastin e dytë, shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale e URRENIN atë të Shqipërisë Bregdetare( Zogollin, me përjashtim të  familjës Crno Begut). Të dy rastet “i tregonin Kragjorgjeviqëve në Londër “dëshminë”, se po u bashkuan shqiptarët e këtyre dy trevave shqiptare, do të kemi LUFTË QYTETARE. E që të mos kemi luftë qytetare në mes shqiptarëve , më së miri është t` i ndajmë, të jetojnë të ndarë, duke u përpiekur gjithëmonë që shqiptarët e Kosovës t` i ASIMILOJMË ose t` i shpërngulim në Anadolli. E që ta kryejmë këtë detyrë hyjnore serbe, dhe miqësore me Londrën, më së miri është t` i mbajmë të ndarë me intriga, politikë përçarëse, pra,edhe duke kurdisur atentate mbi liderët e të dy anëve. Kjo politikë që duhet të shndërrohet në rreligjion serb, duhet përcillet me KOLONIZIM të Kosovës, së pari e pastaj të viseve që i disponojmë si Dinasti”. Ky qëndrim i shërben edhe çdo misioni anglez që ia mësynë viseve të Kosovës sidomos.

“Kulmi i kësaj politike mbetët, thuhej në Londër nga agjentët e Dinastisë serbe, është  fakti i tretë se më 1927 kemi bërë kontratë me Londërn për shfrytëzimin e Trepçës, krejtë me qëllim që në Shoqatën e Kombeve t` i NEUTRALIZOJMË peticionet e Hasan Prishtinës dhe KMKK, ku ky fenomen i ankesave ka arritur më 5 maj 1930 me paraqitjën e PREMEMORJËS së TRE PRIFTËRINJËVE SHQIPTAR: Shjefën Kurti, Gjon Bizaku dhe Luigj Gashi, për POZITËN KOLONIALE TË SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI”.

II.

Faktorët që janë rrezik për interesat e Dianstisë Karagjorgjeviqe e që i bashkojnë shqiptarët

Vet fakti se Italia e okupoi një pjesë të madhe të Shqipërisë Etnike  më 1941, shqiptarët shumë shpjetë u harmonizuan me mundësinë se bashkimi kombëtar qenka i mundur dhe bshkimi qenka  i natyrëshëm, por që mund të bërët edhe me mjetet dhe forma negative sepse çdo okupim është okupim. Në lidhje me këtë në Tiranë gjatë viteve 1941-1943 pati edhe disa ministra  nga Kosova ( Iliaz Agushu, Qazim Bllaca..). Madje vizita e Mustafa Krujës në Kosovë më 1942, edhe pse M. Kruja ishte kryeqeveritar kuislling, rëndësia historike e asaj vizite ishte me vlerë për psikologjinë e shqiptarëve, që nuk mendonin fare se përfaqsues i cilës ideologji është, por e kuptuan se po i viziton Kryeministri që vinte nga Tirana, fakt ky që shqiptarët e robëruar e kishin krijuar bindjen se nuk mund të ndodhë kurrë një ngjarje e till se: “Jugosllavia kishte ngulitur bindje te ta se është shtet i pamposhtur”. Edhe më fuqishëm me këtë bashkim dhe këtë vizitë, populli kishte krijuar bindje të fuqishme se: “Tirana  është gjithmonë GARANCION për Kosovën shqiptare, pa marrë para sysh rrethanat”.

Fakti tjetër se kur kapitulloi Italia (7 shtator 1943) dhe u vëndos pushteti nazist gjerman, në Tiranë Kryeministër u zgjodhë Rexhep Mitrovica, ndërsa MP Brendëshme u zgjodh profashisti me namë kriminale Xhafer Deva, por që tregon se BASHKIMI kombëtar është zgjidhje e vetme racionale për zgjidhjën e Çështjës shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë në coptim po disa shtete që tash po i bashkonin copat e saj.

Në këto plagë të hapura, Konferenca e KNÇ e Bujanit ( që i mbaroi punimet më 2 janar 1944) ishte një tubim dhe një luftë faktike për të u treguar EPËRSIA E LANÇ-ës për ta realizuar të drejtën për bashkim te të gjitha viseve shqiptare në një shtet. Ndryshe, pa një premtim të bashkimit kombëtar, pa një shkëputje “laserike” me robërinë sllave, askush nga populli (masa) nuk besonte në luftën e përbashkët antifashiste, kur dihej se çfarë kishin bërë sllavët ndaj shqiptarisë për dy shekuj me radhë.   

III

Thikë pas shpine idesë bashkimit kombëtar ia futën komunistët shqiptarë, në Kosovë, sepse jo vetëm  që themeluan njësi të përbashkëta partizane me sllavët,  ata publikuan se luftojmë kundër nazifashizmit dhe tradhtarëve, e kur u tradhtuan vet, atëherë çka të thuhet, ishte tepër vonë.

IV

Kulmi i diverzionit jugosllav në rreshtimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, është përpiekja që monedha shqiptare  të shkrihet në dinar evolutivisht. Së dyti, ishte përpiluar palni që një divizion jugsllav të zbres në Korçë, për ta e traspalntuar sovranitetin e Shqipërisë në sovranitet të kufizuar dhe të kontrolluar ushtrakisht, sidomos nga viti 1947 nga Jugosllavia. Në vjim Rezoluta e Informbyros (1948) shënon një hap më largë  nga idea e bashkimit, sepse Jugoslavia filloi të krijojë kombësi turke nga shqitarët, filloi të aktivizojë shpërngujën në Anadoll, me çka vërtetoi Marrëveshja Xhentelmene më 1953 (Tito-Kyprili), për mos me pushuar intrigat ma  kurrë deri në ditët e sotëme.

 

         Tito së pari e defaktorizoi ushtrakisht Shtabin Kryesor antifashist të Kosovës duke

 e kthyer në Shtab Operativ më 2 shtator 1944.

Për t` ua plotësuar kërkesat Rankoviqit dhe Gjilasit, J, B. Tito më 2 shtator 1944, (tetë ditë pas marrëvshjes në Vis-hb) do ta DEGRADOJË Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ, në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e mëtej si do ta diktojë situata. E “situata” e sajoi mundësinë që Shatbi Opeativ i APNÇ të Kosmetit të plasohet në Shtabin Kryesor të Serbisë, po atë ditë kur Tito dhe Shtabi i tij SUPREM, po përgatiteshin të vëndosen në Beogradin e çliruar më 20 tetor 1944.(Edhe këto fakte thuhen për herë të parë!).

Enver Hoxha për ta amortizuar “atentatin” ndaj Kosovës, që e bëri Tito më 2 shtator 1944, duke e degraduar Shtabin Kryesor të AP NÇ të Kosovës, do të merr vendim për t` i nisur DY BRIGADA (DIVIZIONE) për t` i ndihmuar vllazërit shqiptar që të çlirohen me armet e veta, pa ndihmën e askujt.Në këto rretahana të krijimit të “fushës së minuar nga jugosllavët në Kosovë”, si thot Enver Hoxha , atëherë më 1944, historikisht dhe politikisht, del një aksiomë se drejtuesi i ANTIFASHIZMIT NË SHQIPËRINË BREGDETARE- Enver Hoxha, do të reagojë në nivel racional: pa e pyetur Tition dhe Shtabin e tij politiko ushtrak dhe konstitucional, dhe më 12 shtator 1944 do t` i nis dy BRIGADA (DIVIZIONE) Partizane SHQIPTARE që të hyjnë në KOSOVË dhe atje ta marrin tërë situatën në duar, duke mos lejuar mizori të partizano-çetnikëve sllavë. Këto brigada partizane shqiptare, historikisht e kanë SHËPTUAR popullin shqiptar të Kosovës, nga një kasaphane e re, që po e përgadisnin çetnikët( të cilët Tito i AMESTOI më 21 XI 1944) dhe partizanët, shumica të konveruar nga kuisllingët sllavë.

Si përgjigje për hyrjen e DY BRIGADAVE SHQIPTARE NË KOSOVË, Tito-Rankoviq-Gjillas- gjeneral Mihajllo Apostollski, do të dërgojnë në Kosovë: tri divizione serbe, dy brigada malezeze dhe një brigadë maqedone, të cilat si i quan Fadil Hoxha më 9,dhe 19 janar 1945 dhe Miladin Popoviqi më 14 janar 1945: “Po silleshin sikurse ushtria e KRALIT, dhe po e kthenin çdo gjë që ishte premtuar popullit shqiptar të Kosovës në tragjedi –në vrasje masive që ndodhën në: Ferizaj, Gjilan, Llap, Drenicë, Dukagjin-kudo”. ( Reagimet posedohet dhe disa prej tyre janë botuar më 1987 në “VJETARI” të Arkivit shtetëror të Kosovës). E vërteta, për dy brigadat shqiptare, për mos me u kuptuar se kanë hyrë në Kosovë pa lejën e Shtabit Suprem jugosllavë, Tito do të dërgojë letër që të hyjnë disa njësi të vogla shqiptare, me qellim që të pengohet çdo viktimë e pafajshme, në kushte të luftës”. E këtë letër e palsoi në Arkivë, dhe çka të thuhet, kur Brigadat shqiptare ishin në Rrethinën e Gjilanit.

Si të shfarosën shqiptarët deri sa të zgjasin opercaionet ushtarake ishte brengë e

titistëve sllavë

Mbi cilat baza silleshin mizorisht partizanët jugosllavë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk i shkëputemi kronologjisë. Për ta plotësuar rreshtimin e Rankoviqit dhe Gjilasit që Kosova të “gëlltitet sërish”, nga Vllada Zeqeviq (pop me profesion), i cili më vonë u bë ministri i parë i PUNËVE të Brendëshme të Jugisllavisë, do të autorizojet Prof dr Vasa Çubrilloviq, të sajojë një program për çështje e shqiptarëve në Jugosllavi, duke u fokusuar në Kosovë. Kuptohet se mjeshtri i vjetër i kurdisjës së mizorive nazifashiste, për një afat rekord, më 3 nëntor 1944, do të ua palsojë Rankoviqit-Gjilasit-V. Zeqeviqit elaboratin: “Likudimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi derisa të zgjasin operacionet ushtrake”. Këtë kohë Vasa Çubrilloviqi e zgjodhi nga fakti se deri sa të zgjasin operacionet marramendëse të aleatëve kunder Rajhut TRETË, nuk do të dihet fare nga askush se çka ka ngja me shqiptarë në Shqipërinë Kontinentale (Kosovës sidomos). Dhe bota e civilizuar me këtë do të qitej para aktit kryer. E nëse pyetë ndokush se ku mbeti Kosova, përgjigja do të ishte sipas  M.Gjilasit: “Në Kosovë nuk ka shqiptarë”!!. Ja edhe njëherë se sa vlejnë BRIGADAT  nga Shqipëria e ENVER HOXHËS, që u instaluan në Kosovë;  ja edhe një herë se Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që u ÇLIRUA ME FORCAT E VETA; i vetmi popull në Evropë që i ka strahuar HEBRENJËT, pa asnjë interes, por në saje të BESËS dhe lirisë që duhet të jetë pronë e të gjithëve. Këto fakte ua kam thënë Jugosllavëve në prezencë të shkenctarëve të Luftës Dytë Botëre, nga mbar bota, më 1977 dhe më 1983, se:  “Brigadat e Shqipërisë kanë hyrë në Kosovë më 12 shtator 1944, pa NIÇAH, por me rezultat se KURORA ka qenë gjeniale, për një popull të tërë, ku nga viti 1918-1941 është bërë krim kundër njerzimit, madje edhe është provuar GJENOCIDI duke e detyruar të shpërngulen në Turqi, në saje të Konventës Jugo-Turke më 1933-1938; madje më 1941-1945, në viset gjithë shqiptare nuk pati luftë qytetare, si në Sebi e gjetiu, ku nuk pati gjenocid siç pati në BIHORIN SHQIPTAR të Sanxhakut, ku herë çetnikët e herë paryizanët e  Titos, bërën mizori të papara; ku mbi 9548 shqiptarë e boshnjakë u zhdukën për disa javë”. (AVIIB. K. “XXXX”/jnara ’43).

Lexo edhe kërcnimin e Mashan Gjuroviqit (çetnik) ndaj shqiptarëve, ku po të hynte në Kosovë, shqiptarët do të i gjente i njejti fat. E vërteta, duhet të thuhet se çka nuk guxuan të ndërmarrin çetnikët e bërën dhe e tejkaluan partizanët e Titos, duke i vrarë pa ligj e pa gjyqe mbi 49000 shqiptar etnikë, deri më 1949.

   Silljet kriminale ndaj shqiptarëve Tito i siguroi në takimin me V. Cerchillin në Bari të Italisë

Josp Broz Tito, pas takimit në Bari të Italisë me  Cerchillin (shtator ?1944) ku Cherchilli shpërtehu se: “Për çështjen e Trepçës kam kontratën me Jugosllavinë nga viti 1927 e deri më …, nuk dua të kam punë me Tiranën, sepse nuk dihet se si do të sillen. Pra  Trepça (lexo Kosova) duhet të mbesin KONTRATË angleze- jugosllave”. Më këtë pozicionim të Cerchillit për Trepçën dhe për Dinastinë Karagjorgjeviqe, si mundësi e  kthimit të mbretit Petar Karagjorgjeviq në fron, përkundër vendimit të AVNOJ-it  të dytë, të cilin e finanson MI 6+SOE, përjashtohet çdo teori që Kosova t` i takojë Shqipërisë (Lexo: Sherbimet e mshefta në Shqipëri dhe Kosovë 1943-1944). Dhe, Titos nuk i mbeti rrugë tjetër diplomatike kur e dinte se aty do të saktësohet çdo gjë. Prandaj, më 21 nëntor 1944 në Kryesi të AVNOJ-it do të shprethej si reja se : “Amnestohet të gjitha njësitet ÇETNIKE që kanë luftuar në anën e nazifashizmit dhe kundër UNÇ dhe AP të Jugoslavisë”. Me këtë Tito dëshmoi publikisht se për interes të FOTELËS në Beograd, është i gatëshëm të gërmyset para serbëve dhe anglezëve që ishin në të njetat valë, sepse Londra e finasonte Dianstinë e tyre, pa asnjë dielmë, duke menduar se ato hargjime do të nxjerr për një vit nga xehet e Kosovës, sidomos nga Trepça dhe ekstarktivat e saj.

Për ta lehtësuar riokupimin e Kosovës, në anën tjetër,  djalëria shqiptare nxirret nga Kosova dhe dergohet në frontet tjera. E vërteta, për ta defaktorzuar Kosovën në çdo apsekt me urgjencë, do të lëshohet nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë thirrja për MOBILIZIM të shqiptarëve, në kaudër të FRONTIT POPULLOR me moton: “Çdo gjë për Frontin, çdo gjë për çlirim”-(Sve za front, sve za slobodu!).  Kështu për një kohë rekorede (25 ditë) në Kosovë do të MOBILIZOHET e tërë djalëria shqiptare, e cila ishte e PRIVUAR që të ketë çfardo armatimi në duar, sepse i frigoheshin bumerangut. E për ta forcuar pozitën në Beograd, Tito për t` i knaqë serbët do të orientohet që t` ua sigurojë Kosovën, duke vëndosur edhe diktaturë ushtrake, në mënyrë që pastaj të sillen si e kishin zakon-me mizori të papara, sidomso ndaj civilëve duarthatë shqiptarë.

Si u vëndos diktatura ushtarke në Kosovë më 8 II 1945

Pavle Joviqevit dhe Pera Brajevqit më 26 XII 1944, drejtuan kërkesë Shtabit Suprem të Jugosllavisë, që të vëndoset Diktatura ushtarke në Kosovë, pa dienin e udhëheqësve politik dhe ushtrak të Kosovës (Miladinit dhe Fadilit). Kërkesa e tyre do të shqyrtohet seriozisht nga Tito dhe pa asnjë fakt nga 3 e deri  më 8 shkurt 1945, kur do të aplikohet diktatura ushtarke. Drejtues i Shtabit Ushtark do të emrohet Sava Derleviq ( një oficer kralevine, i cili kishte përvojë se si duhet sillet një institucion ushtrak kur atë e kërkon Institucioni më i lartë). Kuptohet se i tërë ekipi i tij ishte i përbërë prej oficerëve që më parë ishin ballafaquar me luftën e shqiptarëve, për të u çliruar nga pabarazia dhe padrejtësitë  koloniale.

Në rrethna të Diktaturës ushtarke nga 8 shkurti 1945, me skenar të Shtabit Suprem (regjisor paraqitet Tito-hb) tërë djalëria shqiptare në Jugosllavi  jo vetëm e Kosovës, do të ndahet në dy fronte. Pjesa e parë prej 27000 regrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova, me destiancion për Fronit i Sremit. Kurse në në njetën kohë do të instalohen në Kosovë, divizionet dhe brigadat sllave. Pjesa e dytë prej 18500 regrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova për nevoja të Frontit të Adriatikut. Të dy kontigjentet, do të ndahen në nga TRI ESHALLONE, të cilave në çdo krijim të rrethanave të volitëshme u përgatitje një ATENTAT KOLEKTIV. Rasti i parë për ta zabtuar këtë ATENTAT kolektiv, u provua pas ngarkimit të DIVIZIONIT kundër  Shaban Haxhis në tren, në vijën Kushumli-Nish. Aty parashihej që vagonat e trenit, në dalje  të Prekupës  të shkëputën nga lokomotiva dhe të ndodhë përplasja aksidentale. Por, planifikimin e atentatit kolektiv, do ta hetojë oficeri Efendia nga Gjakova, duke e  neutralizuar oficerin çetnik, që ishte duke e çmotuar apartin lidhës të vagonave me lokomotivën,  me që rast  20 vagonat do të mbetëshin pa busollë drejtimi; do të përplasëshin në një humnerë aty afër Nishit (5 kilomtra).

Tragjedia vijuese u ekzekutua në Frontin e Adrikatikut, ndaj regrutëve shqiptarë, duke filluar nga hyrja në Shqipërinë Bregdetare, duke synuar  të montojnë intrigën “që shqiptarët kanë bërë diverzion ndaj shqiptarëve”, sepse të njejtin skenar e kishin realizuar në Tetovë( Magazina e duhanit) dhe Gostivar (Vrapçishtë). Por ploja e vërtetë mbi NJË eshalloni shqiptare në Tivar, do të fillojë duke e kaluar Lumin BUNA. Pastaj kulmi i krimit  u arrit në kasaphanën e Tivarit (31 mars-1 prill 1945), për të mbetur një pjesë e regrutëve që të SHKRUMOHEN  duke marrshuar pastaj, në një depo baruti afër Dubrovnikut, për t` u mbytur në det në vijim afër Trogirit nja 79 regrutë. Merrëni me mend, regrutët futën të flejnë në deponë e barotit dhe kuptohet të gjithë u shndërruan në karbon pas dhjetë minuatsh, sepse çetnikët malazezë ua futën një gacë brenda.

Kur mbaroi skenari i DEFAKTORIZIMIT Ushtark të Kosovës, Tito do të fillojë realizimi i  pjesës dytë për defaktorizimin POLITIK të Kosovës. Aq më parë, ky skenar ishte i nevojshëm për duetin Rankoviq-Gjilas, sepse Miladin Popoviqi dhe Fadil Hoxha, të befasuar dhe të pakënaçur me vënjën e diktaturës ushtarke (8 shkurt 1945), do të shkojnë në Beograd më 19 shkurt 1945, për t` u ANKUAR drejtë për drejtë te Josip Broz Tito. Por dinakëria e Titos do t`i shmanget takimit dhe përfaqsuesit politik dhe ushtark (Miladinin dhe Fadilin), do t` i pranojë Millovan Gjilasi, për faktin se Miladini ishte malazezë dhe Rankoviqin e “nënçmonte si njeri të pashkollë dhe të palogjikë civilizuese”. Shkurt, Miladini gjatë rrugës i kishte rrëfyer Fadilit se Rankoviqi është nga natyra njeri i dajakut-stupcit, se është polici më i mirë i Titos. Dhe me të hyrë në zyrën e Millovan Gjilsi (19 shkurt 1945) i drejtohet Miladinit, pa e nxënë në gojë Fadilin, pa i përshëndetë fare, që do të thot se ishte përgtitë skenari konfliktuoz: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën sikurse kemi për ta darë Sanxhakun, në mes Serbisë dhe Malit Zi”. (E ndan më 29 mars 1945 dhe sot ku është ajo krahinë shqiptare?). Aty për aty, Miladini do të reagojë se: “NDARJA e KOSOVËS nuk vjen në konsiderim, se Kosova nuk është Sanxhak, se nga Kosova 56000 luftetarë shqiptarë janë unifrmuar në Ushtrinë Antifashiste të Titos , se do të kemi probleme pastaj me Enverin-Shqipërinë”. Sipas kujtimeve të Fadil Hoxhës, Millovan Gjilasi ma nuk do të folë dhe duke bërë me dorë do ta na largojë nga zyrja. Miladini do të stresohet dhe pas dy orëve do të kërkojë ndihmë mjeksore, që do të thot se do të smuret nga nënçmimi dhe poshtrimi. Dhe pas këtij incidenti politik, tërë procedurën e reagimit kundër vëndosjes së Diktaturës ushtrake në Kosovë, do ta merrë Fadil Hoxha. Ajo procedurë është botuar në librin tim: Riokupimi i Kosovës nga Jugoslalvia Federative 1944-1999, Prishtinë 2017).

Në vijim, më 20 shkurt 1945, sipas Vladimir Bakariqit do të mirret një qëndrim ndaj të politikanëve të Kosovës. Miladini do të planifikohet të dërgohet AMBASADOR në Poloni. Kurse Fadil Hoxha, do të planifikohet të dërgohet ambasador në Turqi. Meqë Miladinin  E VRANë më 13 mars 1945, Fadilin nuk do të guxojnë ta vrasin për shkak të mundësisë, që populli do të reagojë pa ndonjë planifikim. Por do ta syrvejojnë dhe do të mbetet nën hetime deri në Plenumin e Broneve më 1966. (Raport i Komisionit shtetëror jugosllav për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës, më 1966, posedohet).

Dueti Rankoviq-Gjillas përplasën se si ta defaktorizojnë Kosovën politikisht më 28 mars 1945

Por DEFAKTORIZIMI politik i Kosovës do të oragnizohet të ndodhë më 31 mars 1945, në Konferencën e Tretë të PKJ për Kosmet. Për çudi, drejtues të partisë në Kosovë, Millovan Gjilasi me aporovim të Titos do ta sjellë nja katundar që quhej Gjoka Pajkoviq, e i cili do të bëjë skenare dhe do të zbatojë çdo mizori në Kosovë deri sa Millovan Gjillasi u burgos, për t` ia lëshuar pozitën prap një anlafabeti –Dushan Mugishës (1955/56-65. Një vit Tito ishte në dyemndësi se si ta ndrrojë deri sa e mori pelqimin e Rankoviqit. E vërteta më 31 mars 1945, arbitrimin se kush sa fiton në Kosovë do ta “peshojë” J. B. Tito. Bile, pas kësaj date do të lindë një ankedotë partiake: A. Rankoviqi në Kosovë e mori livadhin (e përvetësoi politikisht Serbia Kosovën), kurse Gjillasi e mori sanën dhe otavën ( e solli Gjoka Pajkoviqin për sekretar të partisë deri më 1956, kur aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit e kishin gjakosë tërë popullin shqiptar, plus ishte filluar shpërngulja masive në Turqi, plus ishin siellë 3896 nëpunës të lartë malazezë në UDB dhe administratë e arsim fillor dhe të mesëm-hb).

Defaktorizimi parlamemtar i Kosovës 9 prill 1945

Në fillim të prillit Dushan Mugosha do të organizojë në kuadër të Komitetit Shqiptar, që një delgacion të “parisë” shqiptare që ta vizitojë J. B. Titon në Beograd. Nuk ishte fjala te vizita Titos, por nga 9-12 prill 1945, po mbahej   Kuvendi  i ASNOS-it (Kuvendi i Serbisë, i cili nuk ishte tubaur kurrë nga vitit 1941 sepse Serbia ishte në luftë qytetare, dhe nuk kishte vend që nuk do ta kontrollonin njësitet çetnike të Drazha Mihajloviqit dhe pushteti kuislling i Millan Nediiqit 1941-1944. E vërteta, në nëntor 1944 do të mbahet Mbledhja e Dytë e VASNOS-it, por aty nuk do të flitet asnjë fajlë për Kosovën. (Për këtë do të referohem më vonë edhe një herë!-hb). Delegacionin shqiptar në prill 1945, do ta përbëjnë 24 persona që kishin  autoritet në popull. Këtij autoriteti popullor do të i prijë kush tjetër përpos MEHMET HOXHA ( i cili nga misionarët anglez më 1943/4 ishte cilsuar si një MERCENARË i pafytyrë, sepse nga ata që kishin ardhur të punojnë për interesa të çlirimit të shqipatrëve, ky tip kërkonte para-Dejvis dhe Rdrerik Bejli), që zyrtarisht ishte ende Kryetar i Këshillit Nacioanlçlirimtar të Kosovës. Me që delegacioni nuk ‘dinte serbisht’, përkthyes do të vetëmerohet Dushan Mugosha. Ndërsa sigurimin e delegacionit do ta kryej Sasoje Gjakoviqi (shef i OZN-ës, për Kosovë).

  1. B. Tito e pret Delegazionin e Kosovës më 10 prill 1945 duke iu drejtuar Mehmet Hoxhës ndër të tjera se: “ Ju 90 % keni qenë me fashizmin, se Divizioni “Skenderbeg” ka qenë i formuar për të luftuar kundër partizanëve të mi”. Dusahn Mugosha do të ia përkthen Titos se këta (shqiptarët) po pajtohen me juve plotësisht’. Por aty për aty, sepse e kuptonte serbishtën, do të reagojë ashpër patrioti Halim Spahia me këto fjalë duke iu drejtuar Dushan Mugoshës: “Pse po e rreni Marshlain se ne po pajtohemi. E nuk pajtohemi fare se 90% kemi qenë me fashizmin, se nuk pajtohemi që Divizioni “Skederbeg”, ka luftuar kundër partizanëve të Marshalit, sepse i tërë STAFI komandues ka qenë gjerman, sepse mbi 80% të regrutëve kanë DEZERTUAR që në start. Se në Operaconin “Dargufengegenger” në vijat e para të frontit kanë qenë çetnikët e Moshan Gjuroviqit dhe Drazha Mihajloviqit, sepse ai operacion është zhvilluar në token e Malit Zi, është zhvilluar nën koamndën e oficerëve çetnik të Malit Zi, se aty kanë pasë gisht edhe disa “partizanë” sllavë, që më 1941-1943 kanë qenë me çetnik, e tash në Kosovë, pas AMNESTIMIT më 21 XI 1944, janë bërë si DAHIJËT E BEOGRDADIT, përkatësisht si kolonistët e Punisha Raçiqit-janë bërë partizanë. Ata, njëri ndër ta, është tani  Shefi i OZN-s, Spasoje Gjaoviqi, i cili për çdo natë nepër Kosovë organizon pushkatime pa ligj e pa gjyq”. E vërteta, Halim Spahia, nuk e dinte se pranë tyre ishte Spasoje Gjakoviqi, kuptohet në një paradhomë dhe i dëgjonte të gjitha kundërshtimet e Halim Spahisë (i pushkatuar më vonë me oranizim të Gjakoviqit), i cili nuk ishte i vetmi kundershtues. Kundershtimet e Qamil Luzhës dhe Mehmet Krilevës aty në vijim, mund të lexohet në librin tim: “Kosova prej Buajnit në Kaçanik”, Prishtinë 1997.

Në këto rrethana do të krijohet një atmosferë sa që J. B. Titio do të zbehet (siaps Qanmil Luzhës duke e shiquar Dushanin-hb), dhe në një momnet do të filloj të buzqeshë duke shtuar: “Të gjithë popujt në Jugosllavi kanë bërë kuamri me okupatorin, duksh më shumë e dikush më pak”. Prap do të raegojë Halim Spahija, duke thënë: “Zotëri Marshal, para disa ditësh e kam lexuar dokuemntin zyrat ku u thuhet njësie sllave që po hynin në Kosovë: “Vrani Aranutë dhe Gjermanë, e gjermanët pas 20 nëntorit 1944 e patën lëshuar Kosovën. Në Kosovë gjermanë nuk kishte por ajo urdhëresë ka pasë të bëjë vetëm me vrasjen e shqiptarëve, si gjithëherë”. Tash Halimi do të flasi serbsiht, me gabime por pa përkthyes,sepse nuk i besointe Dushan Mugoshës. Pas daljës së Delegacionit të Kosovës nga pritja te Tito, ordinansi i Sava Dërleviqit do të kërkojë nga oficeri kujdestar i Titos që Halimi dhe dy reaguesit tejrë (Q. Luzha dhe M. Krileva)të izolohen. Por, ai nuk do të pajtohet. Do t` i drejtohet Spasoje Gjakoviqit me këto fjalë: “Kur të shkoni në Kosovë… Atje mundeni të kryeni punë. Këta ende kanë punë në ASNOS nesër, për t` u pajtuar që Kosova me dëshirë don t` i bashkohet Serbisë Federale”!

     Çka tha Mehmet Hoxha në VASNOS më 10 prill 1945

Në rrethanat që i përshkruam më parë, duhet për hirë të OBJEKTIVITETIT të kthehmi për disa mauj prapa. E vërteta, (posedohet dokumentacioni në origjinal-hb) më 9-12 nëntor 1944 në Beograd do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Madh Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë. Seanca e Parë solemne mbahet më 9 nëntor 1944. Ndërsa mbledhja e parë mbahet më 10 nëntor; mbledhja e dytë mbahet më 11 nënor, mbledhja e tretë mbahet më 12 nëntor 1944.  Tërë dokuemntacioni është hulumtuar dhe i përgjigjet qindë për qindë botimit me titull: “Zasedanje Velike Antifashistiçke Narodnoosllobodillaçke  Skupshtine  Srbije 9-12 novembar 1944, Beograd,stenogtafske beleshke; pa datë botimi). Në dokumentacionin e hulumtuar dhe në publikim, në asnjë vend NUK PËRMENDET KOSOVA.  Aty ishte Josip Broz Tito me tërë ekipin e KQ PKJ. Aty ishin përfaqsuesit e të gjitha republikave dhe të Vojvodinës, por nuk ishte asnjë përfaqsues i Kosovës, qoftë shqiptar, apo ndonjë kolonistë sllavë, të cilët për nevoja të ditës ishin bërë “komunista”.Por mbi të gjitha duhet të thuhet se Kosova ende nuk ishte “pjesë e Serbisë”, prandaj nuk përmendet në dokumente fare.

Në Kuvendin  Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë, mbajtur në Beograd nga 7-9 prill 1945, pasi që e ANEKSOJË VOJVODINËN dhe GJYSMËN E SANXHAKUT, të cilën Krahinë historike e kishin ndarë me Malin e Zi, Kryesuesi i Senacës do t` ia jep fjalën Dushna Mugoshës. Ky  monstrum politik (D. Mugosha), pa asnjë autorizim prej ndonnjë forumi të Kosovës, do ta mbajë një fjalim përshëndetës dhjetë minutësh në gjuhën serbishte. Aty, me fjalimin e tij kishte për qëllim që ta vejë në KURTHË politike Mehmet Hoxhën, i cili foli në Beograd në gjuhën shqipe, për herë të parë dhe të fundit në një formu, të tillë, në histiori. Ky gjest që Mehmeti të lejohet të flasi shqip e kishte koston e vet historike tradhtatre, me prapavi deri sa të kryhet puna e statusit Kosovës. Ja fjala e Mhemet Hoxhës në tërësi pa asnjë ndërhyrje gjuhësore:

 “Shokë e shoqe, jam shum i lumtun që më asht dhanë rasti që të gjindem në kët Asamble tuej, në të cilën zgjidhën çeshtje shum të randësishme, dhe ti përfaqesojë popujt e Kosovës dhe të Metohisë. (Aplauz).Jam i sigurt se ju intereson të ndigjoni mbi gjendjen që mbretnon në Koosvë dhe Metohi dhe unë do tua shprehi ne disa fjalë.

Popullsia shqiptare e Kosoves dhe e Metohis nuk ka mujtë që të japi shumë në luften e tashme dhe per arsye sepse, me gjithse perfaqson shumicen dermuese në Kosovë dhe Metohi, ka qenë gjithhere e shtyupun dhe e keqperdorun nga ish regjimet e Jugosllavis. Reakcjoni, i cili ishte në sherbim të okupatorit, ka pasë për qellim që në Koosvë dhe Metohi të krijojë kasaphane, ku populli shqiptar do të luftonte kunder srbve dhe malazezeve në Kosovë e Metohi. Ai në kete deri diku ja ka dalë. Nji pjesë e popullit shqiptar ne Kosovë dhe Metohi  ka qenë në rrugë të gabueshme siç kane qene edhe disa popuj të tjerë të Jugosllavis, nuk ka mujtë që të çmojë randsin e luftes nacional çlirimatte, por së bashku me fashistat ka krye disa krime kunder popujve të tjerë në Koosvë e Metohis. Por fakti se  nji numer i të rijve –shqiptar nga Kosova e Metohija –së abshku me vllaznit serbë dhe malazezë-ka luftue kunder okupatorit dhe fakti se shumë familje serbe dhe malazeze kanë gjatë strehim në Kosovë e Metohi asht provë se shqiptarët janë disi në rrugë të drejtë dhe se janë për afrimin e popujve të Kosoves dhe të Metohis. Bijtë ma të mirë të popullit të Kosovës dhe të Metohis ja kanë dalë që ta shkatrrojnë atë jaz, të cilin e kishte krijue reakcioni në mes të popujve tone, dhe të nisëm në luftën e përbashkët kundër fashizmit. Sot gjendja në Kosovë e Metohi asht mjaftë e mirë dhe neve do të përpiqemi që edhe ate shka ka mbetë nga fashizmi ta likuidojmë sa ma shpejte. (apllauz i furishëm).

Deshira të cilen e shprehi shoku Mugosha: që Kosova dhe Metohija ti bashkohen Serbise Federale, nuk e frgson popullin shqiptar të Kosovës e Metohis, por e forcon dhe i jepë sigurim se do të kete – po ato të drejta me popujt e tejrë të Koosvës dhe të Metohis. (Duartrokitje të furishëme). Deshira e popullit shqiptar nga Kosova dhe Metohija që ti bashkohet Serbis  Fedreale nuk ka për qellim që ti forcojë apetitet e ish klikes imperialiste të Serbis por ta forcojë Serbin si nji njisi perparimtare demokratike, ku janë të garntueme të drejtat e të gjithë popujve të sajë, ku të gjithë do të tarjtohen barabar. Ne popullsija shqiptare nga Kosova dhe Metohija, që kemi dhanë pak në fillim, tash duhet të mbajmë barren ma të madhe në luftë kunder fashizmit. Edhe në kete detyrë do ta përmbushim, do ta pembushin tue e derdhë gjakun dhe tue ba të gjitha sakrificat që ti shlirojmë viset ende të paçlirume të Jugosllavisë dhe keshtu te krijojme Jugisllavin Fedreative  Demokratike sa ma të fort me në Krye Marshlin Tito.

Neve shqiptaret nga Kosova dhe Metohija, gjindemi në Jugosllavin Federative Demokratike barabar me të gjithë popujt, vllaznisht dhe barabarisht, edhe prandaj nuk do të na dhimbet kurgja per arritjen e ketij qellimi.

Unë i deshiroj kesaj asambleje historike sukses ma të madh dhe i uroje punen. Rrnoftë Asambleja antifashite e çlirimit kombetar të Serbis”. (Apllauz i furishm dhe i gjagtë).

 Fjalimi e Mehmet Hoxhës do ta perkthej Duashn Muagisha, i cili në serbishte botohet pas fjalmit shqip, si ankes fjalës së Mehemt Hoxhsë. (Shiqo: Zasedanje Antifashistiçek Supshtine Narodonog Osllobogjenja Srbije 7-9 prill 1945, Beograd, f. 12/3, Mbledhjen e drejtojnë: Kryetari Dr Sinisha Stankoviq dhe nënkryetari i parë Aleksander Rankoviq, që të dy nga Beogradi).    

Me fjalimin e lartëcekur Dushan Mugosha përmes Mehmet Hoxhës pa asnjë autorizim ia dorëzon Sebisë Kosovën  përmes fjalimit në ASNOS me dëshirë, ta shpallë trevë të saj integrale. Të shohim se çka ndodhë më tutje, me qëllim që titistët t`i forcojnë pozitat . Më 15 maj 1945, do të mbahet në Beograd Kongresi i parë i PKJ për Serbi. Aty Dushan Mugosha do të diskutojë se në: “Kosovë nuk ka mundësi të aplikohet gjuha shqipe”. Ky ishte një paralarjmrim se çka do të pasojë mëtej me statusin e Kosovës. Lidhur me këtë, e pyes Fadil Hoxhën më 1998: A tradhtuat apo u tardhtuat më 1945. Fadili: Jo, u tradhtuam. Tash nga kjo distancë se si u tradhtuam duket më mirë dhe më objektivisht. Por, ia ka vlejtë të sillemi ashtu sikurse “po pajtohemi”. Në esencë, ka qenë një realitet tjetër. Tash jam me Adem Demaçin dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

E atëherë, më 1945 duke e futur organizatën e partisë Komuniste të Kosovës nën “syzerenintetin” e PK të Serbisë, me komoditet Dushan Mugosha, Gjoka Pakjkoviqi dhe Spasoje Gjakoviqi do ta ftojnë Kuvendin e TRETË të Këshillit Popullor të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjnit me 10 korrik 1945 në Prizren.(Kuvedni i parë i Këshillit është mabjtur në Bujan më 31 XII 1943, i Dyti në Kolosian më 18 VI 1944 dhe i Treti në Prizren më 10 VII 1945). Në këtë Kuvend do të “aprpvohet” Rezoluta që ishte përpiluar në Beograd që “Kosova t` i bashkohet Serbisë fedreale”. Pas aneksimit të Kosovës nga Serbia federale, do të pasojë de jure hekja e Diktaturës ushtarake në Kosovë. Në lidhje me këtë, de fakto, diktatura ushtarake kurrë nuk është menjanuar  deri më 10 VI 1999. Në vijim po e siellim  tekstin  që botohet për herë të parë, që duhet të botohet pa ndërhyrje gjuhësore:

ME RASTIN E HEQJËS PUSHTETIT USHTARAK NË KOSOVË”

‘Vendimi për heqjen e pushtetit Ushtark, që ka qenë deri tash si nji instancë ma i naltë e pushtetit në Kosomet përfaqson nji njohje pozitive të punës s` onë deri tash dhe të gjendjës politike të sotshme në këtë krahinë, pika ma e madhe asht që tash përfaqsonë nji  periudhë të punës shumë të gjallë politike arsimore ndër masat e gjana popullore, pozitës së masave të varfuna punonjëse të qytetit dhe të katundit.

Me gjithë që para disa muajve , me nji herë ,bas lirimit të kësaj krahine, banditat tradhatre të ballistëve, të ëçetnikëve, të udhequna prej Ferhat Dragës, Shaban Palluzhës, Adem Osmanit, Zhika Markoviqit  dhe hyzmeqarëve të tjer fashista, me nji pjesë të katundarëvet të mashturem na mesyen dhe e veshtersuen seriozishtë pozitën t` onë në Kosmet, prap se parap të gjitha këto nuk i ndihmuen realizmit të planeve të tyne kriminale nuk e penguen fitoren t` onë.

Vendimi për HEQJEN e pushtetit Ushtrak përfaqson nji  dokuementë të suksesevet t` ona, nji grushtë të mirë të gjithë anmiqëvet t` ona. Ai duhet t` a baj të mundun dhe t` a shpejtësoj forcimin e fuqivet t` ona forcmimin e vlaznimit t` onë, zzhvillimin e të gjitha punëve t` ona , në t` ardhëshëmenin e ma të mirë popullit të Kosmetit”. ( 28. AVIIB. K. 168/11/9/1411).

Përfundim

Duke hulumtuar dokumentet e pas vitit 1944, populli shqiptar, sidomos pas aplikimit të Diktaturës ushtarke (8 shkurt 1945), “nacionalçlirimtarja” e përbashkët me sllavë, që e drejtuan komunistët, ishte një tradhti e radhës, prandaj  populli do të shpërthejnë në një histori në vargje:

Titulli:     Krali e Tita janë besatue!

“Terri syve po më ranohet,

Dhuna e sllavit ma  nuk durohet.

Djemtë e ri se lëshoni Kosovën,

Do t` i mani mall trojet që i dogjën.

Çëndroni burra se nuk jemi të lirë,

Na ka lidhë Tita,sikur krali me sinxhirë.

Ka hy Sava (Dërleviqi) shpi për shpi,

Po vret pleq e po therë fëmi

Gratë shtatzana po i ngul në singi”. (….)

(Vargjet janë të pas 8 shkurtit 1945.)

Pushteti neofashist (Titist)  menjëherë pas largimit të nazifashistëve, do të merr vednim për ndërtimin e 10 000 shtëpive për dahijët (kolonistët) e ri sllavë më 1 prill 1945, në Polit Byro të KQ PKJ. Megjithë vuajtjet shqiptare, ata që ishin të detyruara të bëjnë hangari do të shpërthejnë: “Hajt murroj, hajt murroj ( i drejtohet kaut!), Se vjen koha e prap i rrëxoj”!

Kur flitet e shkruhet për antifashizmin në Kosovë, patjtër duhet patur para sysh se në fund të luftës në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe Aradhave Partizane të Kosovës ishin 56000 luftëtarë. Në fushat e luftës ranë për çlirim, i cili u kthye në riokupim 6824 viktima lufte.

Së këndjemi, Antifashizmi në Kosovë duhet të objektivizohet me argumente, sepse në te janë përzier gishtërinjët e çetniko-komunistëve  sllavë, të kolaboracionistëve shqiptarë dhe agjenturave tjera.(lexo detalisht:  NICHOLAS BETHELL, OPERACIONI SHQIPTAR I CIA-as dhe MI6-it 1949-1953, biseda me pjesëmarrës të një MISIONI të TRADHTUAR, botim “Artini”  Prishtinë 2021, f.439).

                                                                                                    Në Prishtinë më 11 I 2022 

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.