Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 5 milionë euro për shtesë në paga për punëtorët shëndetësorë dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se sipas këtij vendimi, mjekët dhe infermierët do të paguhen me nga 150 euro bruto shtesë për muajt prill dhe maj, stafi mbështetës teknik në institucione shëndetësore publike do të paguhen nga 100 euro bruto, ndërkaq edhe zyrtarëve policore do të ndahen nga 100 euro për muajt prill dhe maj.

“Ndajmë mjete financiare shtesë për muajin prill dhe maj në vlerë totale deri në 5,255,565 euro. Për sektorin shëndetësor publik në vlerë prej 4,680,225 euro në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për pagesën e shtesës mujore për 13 mijë e 802 persona që kanë pasur angazhim shtesë për menaxhimin e pandemisë. 150 euro bruto për mjekët dhe infermierët dhe 100 euro bruto për stafin mbështetës teknik në institucione shëndetësore publike në tri nivelet e kujdesit shëndetësor. Për sektorin e sigurisë 1,187,340 në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për organizatën buxhetore MPB për pagesën e shtesës mujore në pagë për zyrtarët policore me angazhim shtesë në terren. Për muajin prill dhe maj për secilin muaj veç e veç në vlerë prej 100 euro”, ka thënë Murati.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.