Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është formuar Grupi Punues për përcaktimin e formatit të raportit financiar të RTK-së.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja tha se janë qëllimi kryesor për formatin e raportimit financiar të transmetuesit publik, siç tha ai raporti me qenë konform Ligjit për menaxhimin e financave publike.

Po ashtu Muja tha se ky grup punues ka afat 1 muaj për me dalë me një version final për raportin financiar të RTK-së.

Ju pëlqen!

Grupi punes i votuar unanimisht nga Komisioni është i përbërë prej 5 anëtarësh, Visar Korenica nga VV, Yllëza Hoti nga VV, Mërgim Lushtaku nga PDK, Avdullah Hoti nga LDK (në rast të refuzimit nga ana e Avdullah Hotit meqë nuk ishte prezent por i propozuar nga deputeti Pal Lekaj, zëvendësohet nga Duda Balje).

Komisioni po ashtu ka formuar edhe Grupin Punues për Hartimin e Planit Vjetor të Punës së Komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere.

Lexo po ashtu:  Vasfije Krasniqi tregon se një e mbijetuar e dhunës seksuale u dëbua nga shtëpia bashkë me fëmijët
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!