Qeveria e pakorruptuar Kurti 2 ka nisur procesin për zhbllokimin e procedurave që i trajtonin qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të cilët punojnë e jetonë në Kosovë, sikur të ishin të huaj, shkruan MekuliPress.com

Ky proces, që më herët mbahej i bllokuar nga qeveritë e regjimit të vjetër, do të eliminojë nevojën për lejet e punës dhe do të liberalizojë lejet e qëndrimit për qytetarët e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Jo “Minishengeni”, por MakroShengeni, duhet të nisë së pari në mes të kombit shqiptar, e më pas me fqinjtë ballkanik. Shqiptarët duhet të fillojnë një bashkim ekonomik, kulturor e politik, të quajtur MakroShengen, e më pas, pas analizave dhe hulumtimeve gjeo-okonomike e politike të filloj një aleancë “Ballkanike”, me epiqendër kombin politik e ekonomik, pra kombin shqiptarë, shkruan MekuliPress.com. Tjera levizje politike, të kamufluara me ato ekonomike e kulturore, për momentin, janë të rrezikshme e të dëmshme për gjeo-politikën shqiptare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.