Në numrin 53, (Tiranë, e premte, 7 nëntor 1924) të kësaj gazete lexojmë shkrimin: “ Përpara realiteteve”, ku vihen në spikamë politikat asimiluese serbe, lufta diplomatike e Serbisë dhe torturat e ndryshme të serbëve ndaj shqiptarëve: ” …, me mujtë edhe gurët e Balkanit i shterngoin të flasin serbisht e të ken emna serbë” –shkruan aty.

Gjithashtu kjo gazetë publikon edhe një tabelë me numrin e të burgosurve, të vrarëve, të rrahurve, numrin e shtëpive të rrënuara dhe të plaçkitura në Kosovë, midis datave 15 tetor 1918 – 1 qershor 1921, me titullin: “Ja këtu një “ tableau” të gjallë qi kallzon se ku jetoin e ku ushqehen katilat”. Sipas kësaj tabele, të dhënat e së cilës, sikurse shkruan, ishin nxjerrë nga Arkivi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, shihet se:

Në krahinën e Prizrenit, gjatë kësaj periudhe serbët kishin vrarë, 836 veta, kishin burgosur 2, 708 veta, kishin rrahur 120 veta, kishin rrënuar 770 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1.562 shtëpi.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në krahinën e Gjakovës, gjatë kësaj periudhe serbët kishin vrarë 68 veta, kishin burgosur 205 veta, kishin rrahur 25 veta, kishin rrënuar 56 shtëpi dhe kishin plaçkitur 78 shtëpi.

Në krahinën e Pejës, serbët kishin vrarë 1, 563 veta, kishin burgosur 3,803 veta, kishin rrahur 240 veta, kishin rrënuar 714 shtëpi dhe kishin plaçkitur 1, 970 shtëpi.

Në krahinën e Mitrovicës, serbët kishin vrarë 133 veta, kishin burgosur 700 veta, kishin rrahur 30 veta, kishin rrënuar 42 shtëpi dhe kishin plaçkitur 104 shtëpi.

Në krahinën e Vuçitërnës, serbët kishin vrarë 2,179 veta, kishin burgosur 2,943 veta, kishin rrahur 215 veta, kishin rrënuar 1,463 shtëpi dhe kishin plaçkitur 2,431 shtëpi.

Në krahinën e Prishtinës, serbët kishin vrarë 4, 600 veta, kishin burgosur 3, 659 veta, kishin rrahur 353 veta, kishin rrënuar 1, 346 shtëpi dhe kishin plaçkitur 2, 190 shtëpi.

Në krahinën e Ferizajt, serbët kishin vrarë 1, 694 veta, kishin burgosur 2, 407 veta, kishin rrahur 194 veta, kishin rrënuar 724 shtëpi dhe kishin plaçkitur 960 shtëpi.

Në krahinën e Kaçanikut, serbët kishin vrarë 340 veta, kishin burgosur 1, 304 veta, kishin rrahur 167 veta, kishin rrënuar 298 shtëpi dhe kishin plaçkitur 356 shtëpi.

Në krahinën e Gjilanit, serbët kishin vrarë 656 veta, kishin burgosur 2,406 veta, kishin rrahur 226 veta, kishin rrënuar 452 shtëpi dhe kishin plaçkitur 634 shtëpi.

Në krahinën e Preshevës, serbët kishin vrarë 267 veta, kishin burgosur 975 veta, kishin rrahur 285 veta, kishin rrënuar 180 shtëpi dhe kishin plaçkitur 240 shtëpi.

Nga përllogaritjet përfundimtare, që dalin nga kjo tabelë, shihet se në krahinat e lartpërmendura serbët kishin vrarë gjithsej 12, 371 veta, kishin burgosur 22, 110 veta, kishin rrahur 1, 654 veta, kishin rrënuar

6.050 shtëpi dhe kishin plaçkitur 10, 525 shtëpi.

Shihet kjart që rajoni Prishtinë dhe Vuçitërn (Vushtrri) kishte bërë Rezistëncën më të madhe ,gjatë luftës së parë botrore dhe pas dhe ishte dëmtuar më së shumëti nga okupatori.

© Burimet historike nga: Sadedin Gubetini

© Publikoj: Andrit Spahiu

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...