Shprehjet më të bukura nga Librat e Khaled Hosseinit.

“Nga gjithë vështirësitë që një person duhet të përballojë, asgje nuk është më munduese se akti i thjeshtë i pritjes”.

“Një shoqëri nuk ka asnjë mundësi suksesi, nëse femrat e saj nuk janë të edukuara”.

“Prapa çdo trishtimi dhe pikëllimi që Ai na vë përballë, Zoti e ka një arsye”.

“Mësoje këtë gjë tani dhe mësoje mirë. Si një busull që tregon përherë veriun, gishti akuzues i një mashkulli do të drejtohet gjithmonë drejt një femre. Gjithmonë”.

“Disa gjëra mund të t’i mësoj unë. Disa gjëra i mëson nga librat, por ka disa gjëra të tjera që  duhet t’i shohësh dhe t’i ndjesh për t’i kuptuar”.

“Dashuria mund t’i bëjë njerëzit të veprojnë në mënyra të paimagjinueshme dhe t’i nxisë ata të kalojnë pengesa të frikshme me një heroizëm befasues”.

“Tregoja sekretin tënd erës, por mos e fajëso atë nëse ia tregon pemëve”.

“Nuk duhet ta ndalosh veten për të qenë ai/ajo që je”.

“Martesa mund të presë, arsimimi jo”.

“ Dashuria ishte gabimi më i dëmshëm dhe bashkëfajtorja e saj, shpresa, një iluzion i pabesë”.

“Pendesa… kur vjen puna tek ty, kam një oqean të tërë me pendesë”.“Njerëzit nuk duhet të lejohen të kenë fëmijë të rinj, nëse ia kanë falur gjithë dashurinë e tyre fëmijëve të vjetër. Kjo gjë nuk ishte e drejtë”.

“Ti nuk do të qash, apo jo?

– Nuk do të qaj. Jo për ty. As për 100 vite”.

“Më mirë të lëndohesh nga e vërteta, se sa të rehatohesh me një gënjeshtër.”

“Mund të duket e padrejtë, por ajo që ndodh brenda disa ditëve, ndonjëherë edhe brenda një dite të vetme, mund ta ndërrojë drejtimi e një jete të tërë.”“Njeriu që nuk ka ndërgjegje, që s’ka mirësi, ai nuk vuan.”

“Një lumturi e tillë është e frikshme… ata ta lejojnë këtë llojë lumturie vetëm nëse janë duke u përgaditur të marrin diçka prej teje.”

“Qyqarllëku s’ka asgjë të keqe për aq kohë sa ai vjen me maturi. Por, kur qyqari fillon të harrojë se kush është… Zoti e ndihmoftë.”

“Ndoshta ky është ndëshkimi për ata që kanë qenë zemërgurë: të kuptojnë vetëm atëherë kur asgjë nuk mund të zhbëhet.”

“Dashuria mund t’i shtyjë njerëzit të veprojnë në mënyra të papritura dhe t’i kapërcejnë edhe pengesat më të frikshme me një heroizëm befasues.”

“Dashuria ishte një iluzion shkatërrues dhe bashkëfajtori i saj, shpresa, një iluzion i pabesë.”

“Leila filloi të besojë se nga të gjitha vështirësitë me të cilat njeriut duhet të përballet, asnjë nuk ishte më i mundimshëm se sa një veprim i vetëm pritjeje.”

“Sepse shoqëria nuk e ka asnjë mundësi për sukses, nëse gratë e asaj shoqërie janë të paedukuar, Laila. Asnjë mundësi.”