Ndër veçoritë më të dallueshme të popullit shqiptar janë padyshim fjalët e urta popullore. Ato janë transmetuar brez pas brezi dhe janë pasuruar në varësi të rrethanave shoqërore.
Si më poshtë MekuliPress ju sjellë disa fjalë të urta shqiptare:
Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!
Ju pëlqen!
Gruaja e fut shejtanin në shishe!
Ai që di më së shumti, flet më së paku!
Bie një gur, e lëviz një mur!
Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!
Budallait hapi rrugë!
Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur te vesh matanë, veç dy metra dhe!
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!
Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!
Me thuaj ç´shokë ke, të të them se cili je!