Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Evropiane dhe i Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, David James McAllister, shprehet në një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” se dialogu Serbi-Kosovë është interes strategjik për Bashkimin Europian.

Është në interesin tonë strategjik që bisedimet të mbështeten nga BE dhe të shoqërohen me një perspektivë të qartë për anëtarësimin në BE. Situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës mbetet një faktor potencial destabilizues për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është me rëndësi politike dhe sidomos sa i përket politikës së sigurisë për të gjithë Evropën. Kjo do të thotë që zgjidhja e këtij konflikti është një element thelbësor për të ardhmen e të dy vendeve në Evropë, kjo është arsyeja pse BE ka pasur këtë rol aktiv me vite, thotë ai.

Në këtë kuadër McAllister ka nënvizur se misioni dhe roli I BE-së është qartësisht ndërmjetësues dhe nuk lidhet me ndonjë draft që mund t’i imponohet njërës palë aop tjetrës. Në fund qëllimi është njohja dhe normalizimi mes të dyja vendeve.

Ju pëlqen!

Ne ndërmjetësojmë dialogun, por në fund janë të dyja palët që duhet të bien dakord për çështjet dhe natyrisht pastaj për zgjidhjen e problemeve. Në këtë dialog BE ka një rol rreptësisht ndërmjetësues dhe unë e vlerësoj shumë Përfaqësuesit të ri Special, Miroslaë Lajčák, që arriti të sjelljë të dy palët negociuese në tryezën e bisedime së bashku me mbështetjen dhe iniciativën e Francës dhe të Gjermanisë

ka deklaruar zyrtari europian duke bërë të qartë se ideja e shkëmbimit të territoreve është hequr nga tavolina.

Thelbi i këtij dialogu është që të dyja palët bien dakord për çështjet dhe që të dyja palët të arrijnë rezultate dhe marrëveshje të ndërsjella. Pala kosovare ka përjashtuar kategorikisht temën e një shkëmbimi territoresh dhe kjo nuk është në rendin e ditës dhe kështu që aktualisht nuk është çështje për diskutim. Thënë në mënyrë abstrakte, të gjitha marrëveshjet që Serbia dhe Kosova do të bëjnë duhet të korrespondojnë me një politikë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe të stabilitetit rajonal, vlerëson McAllister që në këtë mënyrë ka lënë të kuptohet se nxjerrja e Thaçit nga loja ishte pikërisht në funksion të heqjes nga diskutimi të tezës së ndryshimit të kufijve. Thaçi ishte garanti i idesë së shkëmbimit të territoreve nga pala shqiptare dhe personi kyç që mbante në këmbë pretendimin amerikan se “marrëveshja kërkohet nga vetë palët”.

Ai ka pranuar se ndërmjetësimi amerikan nuk ishte i rakorduar me BE-në çka zyrtarizon mendimin se Perëndimi jo vetëm është i përçcarë, por ai po shkon drejt antagonizmit ndëratlantik.

Aktivitetet amerikane si ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës nuk ishin të koordinuara me BE-në, Miroslaë Lajčák dhe të tjerët e kanë bërë të qartë se dera jonë mbetet e hapur për një bashkëpunim evropiano-amerikan, se ne duam të kërkojmë zgjidhje së bashku nëse është ka interesa të pajtueshme, por dialogun midis Serbisë dhe Kosovës e ka udhëhequr BE-në dhe BE-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë, shprehet McAllister.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!