Nga Aurenc Bebja

“Le Franc-tireur” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1946, në faqen n°2, një intervistë të Gjon Milit, fotografit shqiptaro-amerikan me famë botërore.

Mbretërimit të kartolinës po i vjen fundi

Ju pëlqen!

Gjon Mili, amerikan dhe fotograf i shpejtësisë

— Ju keni lindur në U. S. A., Mili ?

— Jo. Në Shqipëri në 1904. Në Rumani deri më 1923. Pastaj New York City dhe menjëherë në shkollën e Bostonit…

Gjon Mili shtriu këmbët e tij të gjata poshtë tryezës së zyrës e cila ndodhej në një ndërtesë të rëndësishme e të denjë të “Place de la Concorde”.

Pamja e tij ndryshuese është e efektshme, për shpejtësinë, me një hundë aerodinamike, një mustaqe të vogël që duhet të jetë në gjendje të tërhiqet si ingranazhi i uljes së një avioni Thunderbolt. Gjon Mili është fotografi më i shpejtë në botë, i cili ju qëllon i gjallë me aparatet e tij të komplikuara. Siç e thotë qartë dhe fatmirësisht z. Jean-Paul Sartre, nuk bëhet fjalë që për të të jesh një i fotografuar “normal”, “një i vdekur i balsamuar, i lyer me hiposulfit…”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.