Rexhep Luci ishte Drejtor i Departamentit të Planifikimit Hapësinor, Rindërtimit dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës dhe arkitekt i cili u vra menjëherë pas luftës, për kundërshtimin e ndërtimeve ilegale në Prishtinën e pas-luftës. Ende thuhet se vrasja ishte e llojit mafioz dhe u planifikua për shumë kohë.

Ai u vra me gjashtë plumba pas shpine derisa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë. Në kohën e vrasjes së tij, departamenti i tij ishte në proces të shkatërrimit të një kompleksi hotelierik ilegal.

Ju pëlqen!

Luci kishte punuar për 30 vjet në urbanizmin e Prishtinës duke i dhënë qytetit pamjen e tij moderne.

Në përgjigje administrata e UNMIK-ut kishte emëruar Rregulloren për Ndërtim sipas emrit të tij. Një rrugë në Prishtinë poashtu mban emrin e tij.

KOSOVO. Pristina. 13/09/2000.
Relatives mourn over the body of Rexhep Luci, A 58 year old Albanian who was the Director of Planning in the Municipality of Pristina. he had recently been issuing demolition orders for buildings built without permission,and it is thought that this had something to do with his murder on the 11/09/2000.
©Andrew Testa

‘Me vrasjen mizore të kryearkitektit të kryeqytetit u vra e tërë urbanistika e Kosovës, filloi shkatërrimi i të gjitha qyteteve kryesore të Kosovës, filloi jo ligjshmëria urbane në përmasa të pa para që është duke vepruar që dhjetë vite. Ata të paktët që në mënyrë dinjitoze dhe profesionale reaguan u anatemuan dhe u injoruan tërë kohën qëllimisht duke vazhduar avazin e vjetër me ndërtime të cilëve po ia shohim sherrin të gjithë ne’ shkruan Ylber Vokshi Ylli në një shkrim autorial të vitit 2009.

(Fotografia e ballinës nga ‘Çka e vrau arkitektin?’) / Mathieu Jouffre )

 

 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.