Befason heshtja e mediave në Kosovë…

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë marrë vesh për tre vendime të rëndësishme, me impakt konkret, që do të fuqizohen këtë javë:

  1. Njësimi i abetares në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës (vetëkuptohet, jo në ato të minoriteteve gjuhësore).
  2. Lejeqëndrimi e leja e punës do të fitohen fare lehtë, veç me një regjistrim, edhe për shtetasit e Kosovës në Shqipëri edhe për ata të Shqipërisë në Kosovë.
  3. Do të njihen kontributet dhe sigurimet pensionale të shtetasve të punësuar apo vetëpunësuar në të dyja vendet, pra edhe nëse i ke paguar disa muaj në Shqipëri sigurimet pensionale sepse ke punuar atje gjatë verës, ato do të njihen, si edhe anasjelltas./Arbër Zaimi/
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!