Sot më 8 nëntor 1879 u lind politikani, albanologu, historiani dhe nacionalisti kroat Milan Shuflai
Qe ndër themeluesit e albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantashkencor në letërsinë kroate. Edhe vepra tjetër letrare që shkroi, “Kostandin Balsha” është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Si nacionalist kroat u përndoq nga Mbretëria Jugosllave, ndërsa vrasja e tij shkaktoi jehonë ndërkombëtare.
Vepra dhe kontributi i albanologut Shuflai njihet mirë nga rrethet shkencore, letrare dhe historike shqiptare. Para disa vitesh, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, duke shfrytëzuar sesionin shkencor “Shuflai dhe Shqiptarët’ të organizuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave në Tiranë, e dekoroi Shuflajn me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes, me motivacionin “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij”.
Ambasada shqiptare në Zagreb, përcjell MekuliPress, drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ka vendosur themelimin e Certifikatës së Meritës “Milan Shuflaj”, për të nderuar personalitete, institucione apo organizata që japin kontribut të spikatur për forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve, shqiptar dhe kroat.

Në kalimin e natës 18/19 shkurt të vitit 1931 është kryer në Zagreb vrasja e Milan Shufflay, e përgatitur nga regjimi i mbretit serb Aleksandri I Karagjorgjeviq, vrasje kjo që kishte bërë jehonë të madhe në opinionin publik evropian e botëror.

Në materialin e më poshtëm është një informacion në frengjisht dërguar Rauf Ficos për botimin albanologjik të Milan Shuflait.