Mehaj: Më 28 nëntor hapim konkursin për 600 ushtarë

Mehaj këtë njoftim e bëri gjatë ceremonisë së certifikimit të 311 rekrutëve të rinj të FSK-së, derisa tha se me këtë numër janë bërë në total 1230 ushtarë të rekrutuar brenda 19 muajve.

“Jemi bashkë për të shënuar suksesin tuaj të treguar për gjatë 9 javëve të trajnimit bazik, grupi më i madh që është certifikuar në FSK juaj është i veqantë sepse jeni grupi më i madh që është në total 1230 ushtarë brenda 19 muajve punë.

Ju pëlqen!

Sot kur po mbyllim këtë proces të rekrutimit ju ftoj që në konkursin e radhës për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj do ta hapim më 28 nëntor”, tha Mehaj.

Ai shtoi se rekrutimi i ushtarëve të rinj është e nevojshme dhe e domosdoshme për të zhvilluar më tutje ushtrinë e Kosovës dhe për të forcuar kapacitete për mbrojtje të vendit.

Kurse zëvendëskomandanti i komandës dhe doktrinës, Mehmet Lladrovci, tha se themelet e FSK-së janë themele të forta, të vëna me sakrifica të shumë brezave.

“Invalidëve, veteranëve dhe dëshmorëve me në krye komandantin Adem Jashari duke na mundësuar që ne sot t’i mbajmë këto uniforma dhe të krenohemi me to”, tha ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!