Edhe videoja e eventit publikuar nga Apple të drejton nga Mac ku logoja e kompanisë shfaqet duke u ngritur drejt shikuesit njëlloj sikur të ishte duke hapur një laptop të kompanisë.
Më 10 Nëntor Apple bën lëvizjen e madhe
Apple do të mbajë një aktivitet më 10 Nëntor i cili do të shohë kompaninë të prezantojë kompjuterët e parë Mac me procesorin e krijuar nga vetë Apple në vend të procesorëve Intel që kompania përdor që prej 2005.

Gjuha e përdorur e ftesës të lë të kuptosh për çfarë bëhet fjalë: “Edhe një gjë,” që është përdorur nga ish CEO legjendar i kompanisë Steve Jobs. Hera e fundit që Apple ka përdorur këtë shprehje është debutimi i iPhone X në 2017.

Edhe videoja e eventit publikuar nga Apple të drejton nga Mac ku logoja e kompanisë shfaqet duke u ngritur drejt shikuesit njëlloj sikur të ishte duke hapur një laptop të kompanisë.

Ju pëlqen!

Planet për kalimin në procesorët e saj Apple i bëri publike në Qershor në konferencën WWDC. Apple mendon se mund të marrë më shumë performancë me konsum më të ulët energjie duke përdorur çipet e ARM në vend të Intel.

Së bashku me Mac e rinj me shumë gjasa do të shohim debutimin e macOS 11 Big Sur.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!