Përballja e parë mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov kishte shkaktuar polemika të mëdha, kështu që të dy kanë edhe shumë llogari të pazgjidhura.

Menaxheri i Khabiv, Abdelaziz, ka folur për mundësinë e një tjetër përballje mes kësaj dyshe, me tifozët e UFC, që janë duke e pritur me padurim.

“Ne po udhëheqim rrugën tani. McGregor është një plan rezervë, jo një mundësi e dytë, e tretë ose e katërt”, ka deklaruar agjenti i Khabib, përcjell lajmi.net.

Ju pëlqen!

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e një ndeshje kundër irlandezit, por para kësaj, Conor duhet të dëshmojë veten kundër Islam Makachev”.

Kujtojmë se Khabib së fundi ka humbur babanë, i cili ndërroi jetë shkaku i komplikimeve të shkaktuar nga COVID-19.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!