Mbyllja e llogarisë së Donald Trump nga Twitter shikohet me rezerva edhe në Gjermani, një vend që nuk ka patur marrëdhëniet më të mira me presidentin amerikan. Zëdhënësi i kancelares, Merkel, Steffen Seibert ka përcjellë shqetësimet e Berlinit zyrtar për një vendim që po fiton përherë e më shumë natyrën e një demonstrimi force nga sektori i teknologjisë.

E drejta për të shprehur lirisht opinionet është me rëndësi themelore. Nisur nga kjo, kancelarja e konsideron problematike që llogaria e presidentit është bllokuar përgjithnjë, citohet Sibert.

Është padyshim një qëndrim që nuk ka të bëjë me solidaritetin e Trump për ato që thotë, por me të drejtat e tij për të cilat është luftuar kaq shumë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.