Jean-Michel Aulas gjithmonë ka qenë kundër ndërprerjes së parakohshme të Ligue 1 kampionatit francez të futbollit dhe duke parë lajmin për rinisjen e La Ligas ka shprehur gjithë zemërimin e tij:” Është paradoksale që një vend shumë i goditur si Spanja e gjeti mundësinë për ta rinisur kampionatin dhe Franca jo. Liderët tanë politikë kanë marrë pjesë në asamblenë e Federatave por kanë gjetur me të vërtetë përgjigje të ndryshme, jemi me të vërtetë idiotë”.

Presidenti është i drejtpërdrejtë në intervistën e tij për L’Equipe duke thënë:” Uefa kishte kërkuar durim dhe madje na dërgoi edhe një protokoll sanitar që shteti ynë francez nuk i hodhi as sytë dhe ky është një skandal absolut” e mbyll reagimin e tij presidenti i Lyon. Ndërkaq pas vendimit për ndërprerjen e këtij sezoni dhe shpalljen e PSG-së kampione në Francë është përcaktuar 22 gushti data kur do të rinisë futbolli por sezoni i ri ai 2020-2021.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!