Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, me tanët që po fitojnë 2-1 në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve, përkatësisht Grupi 4.

Pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin “Air Albania” u shënua goli i parë.

Ledian Memushaj bëri një kalim të bukur dhe më pas asistoi te Sokol Cikalleshi që kishte një përfundim të mirë me kokë.

Ju pëlqen!

Pas gjashtë minutash, tanët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ardian Ismajlit (22’).

Por, derisa Kazakët po bëheshin gati të rifillonin për herë të dytë ndeshjen, ata shënuan nga mesi i fushës, me Etrit Berishën që ishte jashtë porte, për rezultatin 2-1.

Shqipëria më pas kishte shansin që të shënonte edhe golin e tretë pas një rrëmuje në mbrojtjen mysafire, mirëpo lojtarët tanë nuk arritën të fusnin topin në rrjetë.

Kështu si qëndrojnë gjërat, Shqipëria është në vendin e dytë me tetë pikë, në kuadër të Grupit 4, dy më pak se Bjellorusia që po fiton po ashtu 1-0 ndaj Lituanisë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!