Themeluar në 2015-ën, kompania kishte planifikuar të lançonte disa telefonë, një altoparlant inteligjente dhe madje sistemin vetjak operativ.
Mbyllet kompania e themeluesit të Android
Essential, kompania e prodhimit të telefonëve lançuar nga bashkëthemeluesi i Android Andy Rubin, lajmëroi mbylljen.

Themeluar në 2015-ën, kompania kishte planifikuar të lançonte disa telefonë, një altoparlant inteligjente dhe madje sistemin vetjak operativ.

Por përfundoi duke lançuar vetëm një produkt, Essential Phone, dhe disa aksesorë për të. Prej kohësh ka punuar në një telefon super të hollë quajtur Gem por tha se nuk ka një plan të qartë për ta ofruar.

“Vizioni ynë ishte të shpiknim një paradigmë mobile e cila është më e integruar me nevojat jetike të njerëzve,” tha kompania.

“Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, Gem nuk ka një rrugë të lartë drejt konsumatorit. Duke pasur në konsideratë këtë gjë kemi marrë vendimin e vështirë për të ndaluar operacionet dhe mbyllur Essential.”

Mbyllja e kompanisë do të thotë se telefonët Essential nuk do të marrë më përditësime sigurie. Por kompania ndau kodin në sajtin GitHub që zhvilluesit mund të vazhdojnë të hakojnë telefonin. Edhe platforma e e-mail-it Newton Mail do të mbyllet në Prill.