Zejnullah Jakupi, kritik i mediave

Analistët e çoroditur dhe natyrisht edhe një pjesë e opozitës mbajnë qëndrime kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me situatën në veri!

Është e gërditshme se si këta argumentojnë në lidhje me situatën në Veri duke e përkrahur Serbinë dhe duke e kundërshtuar qeverinë Kurti dhe duke i quajtur zgjedhjet atje si jo legjitime… Ata vjellin vrerë kundër shtetit të Kosovës, kundër qeverisë duke thënë se duan që të kthehen strukturat e më parshme politike, të dorëhequrit dhe kjo dihet PSE, sepse me ata kanë patur bashkëpunim në sfera të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duhet të jemi të gjithë në mbështetje të qeverisë dhe aksionit për të mbrojtur votën e lirë dhe për të mundësuar punën e kryetarëve të posazgjedhur serbë dhe shqiptarë në komunat veriore. Ata që po vihen në anën e Serbisë duhet ta dijnë se nuk ka shansa as minimale që me këto akte të dhunës të pengojë qeverinë e Kosovës të krijojë rend dhe ligj në pjesën veriore të Kosovës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe ka polici, ushtri, dhe natyrisht ka miqët e saj, KFOR-inë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka Shqipërinë, NATO-në dhe gjithë shtetet perëndimore dhe aleatët e saj dhe natyrisht njeriun mikun tonë më të çmuar, Presidentin e SHBA-së Joe Biden.

Andaj duhet të rrijmë syçelë dhe të patrembur, të gjithë në përkrahje të Qeverise së Kosovës dhe institucioneve të shtetit dhe popullit tonë, për tu mbrojtur nga kriminelët, ngado që ata vijnë dhe për të mbrojtur stabilitetitin dhe ruajtjen e paqes.

Serbisë i duhen politikanë serbë, përparimtarë dhe vizionarë, që e pranojnë realitetin në terren që të bëhet e mundur njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo qeveri serbe me politikanë të kohës së Sllobodan Milloshevicit që nxitë konflikte dhe akte të dhunës për ta kthyer rajonin në vatër të re të luftës.