Meguajër u transferua me shumë bujë në merkaton e verës nga skuadra e Leisterit drejt Mançester Junajtid për shifrën rekord 92 milionë euro.

Ky transferim shkaktoi shumë polemika, teksa të shumtë ishin njerëzit e botës së futbollit të cilët e cilësuan shumën si të ekzagjeruar. Një prej tyre është edhe ish-mesfushori holandez, Rafael Van der Vart.

Ish-futbollisti i Realit të Madridit, nuk i ka kursyer komentet thumbuese për 26-vjeçarin e Junajtid pas barazimit ndaj Liverpulit, teksa u shpreh:

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...


“Kur shikoj futboll amator të dielave, i gjej tre lojtarë të cilët luajnë si Meguajër! E kam seriozisht. Mund të tingëllojë budallallëk, ama nuk na dëgjon ai, gjithsesi. Në fund të fundit, po flasim për një lojtar që ka kushtuar 90 milionë euro. Atëherë Virgil van Dijk vlen 300 milionë euro. Gjatë Ligës së Kombeve, unë punoja për televizionin holandez. Më kujtohet kur thoshim: Herri Meguajër ishte lojtari më i dobët në fushë. Dy muaj më vonë, ai kushtoi 92 milionë euro”, u shpreh Van der Vart!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...