Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte luftoi ndaj Chris Jenkins për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta, shkruan Insporti.

Florian Marku ka mposhtur britanikun pas 4 raundesh Cris Jankins në “Utilita Arena” në Neecastl, duke mbrojtur titullin Ndërkontinental IBF për peshën e lehtë.

“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit.
Tani Marku do bëjë disa ditë pushim për t’u rikthyer shumë shpejt në ring. Ende nuk dihet kundërshtari i tij i ardhshëm, por nuk përjashtohet mundësia që këtë ndeshje ta zhvillojë në Shqipëri, një ëndërr e herëshme e tij.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.