Mbreti Philippe i Belgjikës është shprehur për herë të parë rreth të kaluarës koloniale në Kongo, ku paraardhësit e tij kanë zbatuar politika të dhunshme me pasojë vdekjen e miliona njerëzve sipas të dhënave të ndryshme.

Tradita e familjes mbretërore belge është heshtja mbi këtë temë delikate, por në kuadër të 60 vjetorit të Pavarësisë së Kongos nga Belgjika, mbreti ka autorizuar një deklaratë përmes së cilës shpreh keqardhjen për ato që ai i quan “plagët e së shkuarës koloniale dhe akte dhune dhe mizorie”.

Philippe ka lidhje gjaku me Leopold II, që akuzohet për krime të mëdha në Kongo gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe që në Belgjikë konsiderohet si mbreti që solli edukim dhe pasuri. Deri më tani tema është mbajtur larg dhe familja mbretërore ka shmangur përfshirjen në debat, por situata e re në botë kërkon një qasje të re.

Ju pëlqen!

Ne duhet të jemi në gjendje të flasim me njëri-tjetrin dhe qetësisht për historinë tonë të gjatë dhe të vërtetën e saj, vijon deklarata.

Qëndrime të tilla që hapin rrugën e një revizionimi historiografik mbi figurën e Leopold II janë kundërshtuar nga princi Laurent, sipas të cilit ish-mbreti nuk ka asnjë përgjegjësi pasi nuk ka qenë asnjëherë në Kongo.
Deklarata e fundit për Leopold II nga familja mbretërore daton në vitin 1960 kur mbreti Baudouin udhëtoi drejt Kongos së sapo pavarësuar dhe vlerësoi gjeninë e Leopoldit në civilizimin e Kongos.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!