Legjenda e futbollit botëror, Pele, është duke kaluar në depresion dhe nuk dëshiron më të dalë nga shtëpia, pasi nuk ecën më dot pa ndihmë. Kështu tha djali i tij Edinho, në një intervistë të publikuar këtë të hënën në Brazil.

I vlerësuar gjerësisht si futbollisti më i mirë në historinë e këtij sporti, Pele do të mbushë 80 vjeç në tetor 2020. Ai ka vuajtur nga probleme në ije prej disa vitesh, por me sa duket, tanimë i duhen paterica për të ecur. Shumë prej daljeve të fundit në publik madje kanë qenë mbi një karrige me rrota.

Në një intervistë për “TV Globo”, Edinho komentoi problemet fizike të babait të tij dhe tha se ka humbur besimin për të dalë nga shtëpia. “Është shumë i brishtë tanimë. Ka vënë protezë në ije por rehabilitimi nuk ka qenë si duhet”, tha ai. “Problemet me lëvizjet po i shkaktojnë depresion. Imagjinoni, ai është “Mbreti”, gjithmonë ka pasur një qëndrim madhështor, ndërsa sot nuk është në gjendje të ecë vetë si duhet. i vjen turp, nuk do të dalë nga shtëpia”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pele është i vetmi lojtar që ka fituar tri herë Kupën e Botës, dhe pavarësisht se zyrtarisht nuk i njihet si rekord, pretendon se ka shënuar 1000 gola gjatë karrierës së tij.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!