Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Vetëvendosje ka grumbulluar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës ku do të votohet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe e shtetit.

Gjithçka që ka mbetur të definohet është ora se kur do të mbahet seanca sot.

Për ta zgjedhur Osmanin presidente, Vetëvendosje duhet t’i sigurojë të 15-të votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Emrat që pritet të mos ndjekin vendimin e Kryesisë së LDK’së janë: Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj. Edhe vota e Behgjet Pacollit është në pikëpyetje.

Pa këta emra, VV do t’i ketë vetëm 79 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë në Kuti duhet të jenë 80 sosh.