Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh.

Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit në gji një vit më parë, tha se ua kushton notin e saj “të gjithë të mbijetuarve nga kanceri”.

Ju pëlqen!

Më herët, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin me not, tri herë pa u ndalur.

Kanali i La Manshit lidh Anglinë dhe Francën.

Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje, por ajo kalon përmes njërës prej rrugëve më të ngarkuara të transportit në botë.

Lexo po ashtu:  “Elefanti më i vetmuar në botë” lirohet nga kopshti zoologjik pas 30 vjetësh
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!