Peticioni që kërkon tërheqjen e Nenit 50 dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE ka arritur numrin rekord të pesë milionë firmave.

Rekordi i mëparshë ishte 4,1 milionë firma në një peticion që kërkonte një referendum të dytë mbi Brexit.

Ky peticion erdhi pasi mijëra persona marshuan para Parlamentit dje për të kërkuar një referendum të dytë mbi Brexit.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas organizatorëve të këtij marshimi pretendohet se ishin rreth një milion persona të mbledhur në kryeqytetin britanik.

Ju pëlqen!

Sipas ligjit të BE-së, Britania e Madhe ka të drejtë të kërkojë një shtyrje por mund edhe të vendosë të tërheqë në mënyrë të njëanshme Brexit.

Më shumë se katër milionë persona kishin nënshkruar një peticion në vitin 2016 ku kërkonin zhvillimin e një referendumi të dytë mbi BE-në pasi asnjë prej dy kampeve (pro dhe kundër BE-së) nuk kishin arritur nivelin e 60% të votave.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.