Ajo që po merr jetë sot në shkallë planetare është sigurisht fundi i një bote, epoke. Por jo – si për ata që kërkojnë ta qeverisin sipas intersave të tyre – në sensin  e një kalimi drejt një bote më të konformuar me nevojat e reja të shoqërisë njerëzore. Perëndon era e demokraciave borgjeze, me të drejtat e tyre, kushtetutat dhe parlamentet; por përtej veshjes juridike, sigurisht jo e parëndësishme, ajo që merr fund është përmbi të gjitha bota që nisi me revolucionin industrial dhe u rrit deri në dy- apo tre – luftërat botërore dhe totalitarizmat – tiranikë apo demokratikë – që i shoqëruan.

Nëse fuqitë që qeverisin botën kanë vlerësuar se duhet të adoptojnë masa dhe dispozitivë kaq të skajshëm si biosiguria dhe terrori sanitar, që e kanë instauruar kudo dhe pa asnjë rezervë, por që tani rrezikon t’u dalë nga kontrolli, kjo vjen sepse sipas të gjitha provave, druheshin se nuk kishin zgjedhje tjetër për të mbijetuar. Dhe nëse njerëzia ka pranuar masat despotike dhe kufizimet e pashembullta të cilave iu nënshtrua pa asnjë garanci, kjo ndodhi jo vetëm për shkak të frikës nga panedmia, por me gjasë sepse, pak a shumë pa vetëdije, e dinte se bota në të cilën kishte jetuar deri më atëherë nuk mund të vazhdinte, ishte shumë e padrejtë dhe ihumane.

Kuptohet natyrshëm se qeveritë po përgatisin një botë edhe më ihumane, edhe më të padrejtë; por në çdo rast, nga një anë apo tjetër, parandjehej në një farë mënyre se bita e mëparëshme- siç ka nisur ta quajnë tani – nuk mund të vazhdonte. Ka patjetër në këtë, si në çdo paraqitje të përhirët, një element fetar. Shëndeti është zëvendësuar me shpëtimin, jeta biologjike ka zënë vendin e jetës së përjetshme dhe të Kishës, tanimë prej kohësh e mësuar të kompromentohet  me ekzigjencat e botës mondane, duke e pranuar pak a shumë në mënyrë eksplicite këtë zëvendësim.

Ju pëlqen!

Të mos e vajtojmë këtë botë që po përfundon, nuk kemi kurrfarë nostalgjie për idenë e humanes dhe hyjnores që valët e pandalshme të kohës po e fshijnë si një fytyrë rëre në brigjet e histoisë. Por po me kaq vendosmëri refuzojmë jetën lakuriqe, memece, pa fytyrë dhhe fenë e shëndetit që po na propozojnë qeveritë.
As nuk presim një Zot apo njeri të ri – më shumë kërkojmë këtu dhe tani, mes rrënojave që na rrethojnë, një formë jete më të thjeshtë dhe të përulur,  që të mos jetë një mirazh, sepse kemi kujtesën dhe përvojën, edhe pse, në Ne dhe jashtë nesh, forca të kundërta e shtyjnë përherë në harresë.

Burimi: Quodlibet.it

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.