Nga nëntori i vitit 2019 deri në prill të 2020-ës, është shtuar numri i qytetarëve të cilët janë të gatshëm për pjesëmarrje në protesta politike.

Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë më të gatshëm të protestojnë sesa serbët e Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës

Sipas rezultateve të bëra publike nga UNDP-ja nga anketa e Pulsit Publik, e realizuar me 1306 të anketuar, gjithsej 33.6 për qind e qytetarëve janë gati për të protestuar kundër gjendjes se politikës në vendin tonë.

Ju pëlqen!

Kjo përqindje për muajin prill të vitit 2020 shënon një ngritje të lehtë nga ajo e nëntorit të vitit 2019, kur ishte 31.3 për qind, por rënie të konsiderueshme nga maji 2019 (42.2%).

Të gjitha komunitetet e Kosovës, përveç serbëve, janë më pak të gatshëm të marrin pjesë në protesta politike sesa në maj të vitit 2019, kur gatishmëria e përgjithshme për të protestuar ishte mjaft e lartë: 43.7% e shqiptarëve të Kosovës, 13.3% e serbëve të Kosovës dhe 35% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!