Shqipëria do të marrë pjesë në panairin e librit në Leipzig 2023 në bashkëpunim me projektin TRADUKI, ku këtë vit vendet e Evropës Juglindore prezantojnë letërsinë dhe autorët e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada gjermane në Tiranë, e cila informon se, nga data 27 deri më 30 prill në “Traduki Kafana” do të zhvillohen më shumë se 15 evente.

Ambasada bën të ditur se, “Shqipëria shkon në Panairin e Librit në Leipzig 2023 me një katalog me mbi 100 botime të reja të suksesshme të vitit të kaluar. Aktivitetet letrare fokusohen në njohjen e autorëve të rinj premtues që janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare”.

Ju pëlqen!

Në bashkëpunim me Tradukin, autorja Lindita Arapi prezanton librin e saj “Motrat Shqiptare” dhe Arian Leka librin e tij “Porta e Mbyllur”. Lindita Arapi është një shkrimtare dhe gazetare shqiptare me banim në Gjermani. Në vitin 2011, romani i saj i parë “Vajzat me çelës në qafë” u vlerësua si Libri i Vitit në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Erdhi përsëri kritika e fuqishme e akademikut të pavdekshëm shqiptar, Qosja: "Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë, për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë, korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e vjedhjen e pasurisë kombëtare... !"

Arian Leka është një poet dhe eseist shqiptar i cili ka marrë disa çmime letrare.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!