Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 10 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 10.052.502 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (2.090.129), Brazili (1.634.274), India (918.735), Rusia (600.250), Kili (318.095), Peruja (267.850), Afrika e Jugut (265.077), Irani (253.213), Meksika (251.505) dhe Pakistani (241.026).

Ndërkohë në Turqi janë shëruar 209.487 persona. Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 652.318 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 16.422.064.

Lexo po ashtu:  “A u tërhoq Putin nga pushtimi i Ukrainës pas telefonatës së Biden?”/ Zyrtari amerikan flet për bisedën mes presidentëve
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!