Ministrja e Tregtisë, Ekonomisë, Punësimit, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari tha se në Qendrën e Thirrjeve për Konsumatorë janë pranuar afro 1 mijë thirrje të cilat i janë adresuar institucioneve relevante të zbatimit të ligjit.

Shumica e këtyre thirrjeve kishin të bënin me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat i janë adresuar institucioneve relevante për zbatimin e ligjit

“Ankesat në përgjithësi kishin të bënin me ngritjen e çmimit në mënyrë të menjëhershme dhe pa kritere. Në përgjithësi të çmimeve për produktet ushqimore”, shtoi Hajdari.

Ju pëlqen!

Ministrja tha se poashtu inspektorët e punës që janë në teren dorëzojnë raportet dy herë në ditë lidhur me ecurinë e punës.

“Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste dhe nga këtu janë gjetur në mbi 30 shkelje kryesisht të ngritjes së çmimeve. Për të adresuar këto shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja.

Ajo poashtu bëri të ditur se Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime dhe shkeljet janë hasur në përgjithësi në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe në mos respektim të distancës së rekomanduar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!