MBETURINA E MILLOSHEVIQIT ‘ PRESIDENT I KOSOVËS! A JEMI MIRË NË MEND APO KOLEKTIVISHT JEMI ÇMEND?!

Sheradin Berisha

Ҫfarë koincidence (!) 30 vjet më parë, më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës, organ ekzekutiv i Millosheviqit në Kosovë, nën udhëheqjen e Rrahman Morinës! Dhe më 23 dhjetor të këtij viti kur themelohet LDK-ja me Ibrahim Rugoven në krye, Isa Mustafa ishte në anën e regjimit serb, ishte ministër i kriminelit Millosheviq!!!

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Më 8 dhjetor 2014 Isa betohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër nga Hashim Thaci&Co!!!

Ndërkaq në dhjetor 2019 ai e synon karrikën e presidentit!!!

Isa president (?) me një këmbë në varrë e një mbi varrë?! Për bes ky njeri dhe të gjithë ata që e mbështesin janë të marrë!

A ka kush i thotë: o krrylan hiq dorë, e mos u ban horë!

***

BETIMI I ISA MUSTAFËS PARA RRAHMAN MORINËS – MË 8 DHJETOR 1989 (DËSHMI)!

Pas konstituimit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës në krye me Jusuf Zenullahun, më 8 dhjetor (1989) Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (KEK), dhanë betimin solemn. Për ceremonin e betimit, ka shkruar edhe gazeta “Rilindja”, në artikullin me titull: “DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV – ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA”.

Akti i betimit u bë para Kryetarit të Kuvendit të KSA të Kosovës Gjorgje Bozhoviq, Kryetarit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës Rrahman Morina, Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës Isen Kaldomçaj, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Hysamedin Azemi dhe Kryetarit të KK LSPPK Daut Jashanica. Isa Mustafa dhe të tjerët me këtë rast u betuan se do të angazhohen në luftimin e “nacinalizmit dhe seperatizmit shqiptar dhe kthimin e serbomalazezëve të shpërngulur nga Kosova” si dhe në zbatimin e Kushtetutës së re të Republikës së Serbisë, që u finalizua më 28 mars 1989 në Beograd nga nomenklatura politike serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin!
…….
Dëshmi: Lexoni faksimilin e gazetës “Rilindja”, 9 dhjetor 1989, në foto Isa Mustafa (i pari nga e majta) duke dhënë betimin përpara Rrahman Morinës etj!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...