Mbështetja ndërkombëtare për çështjen e Teatrit vazhdon.

Senatori italian
Roberto Rampi, i ka dërguar një letër zyrtare Ministres Elva Margariti ku i kërkon të ndalë përpjekjen për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Grazie Senatore!

Teksti më poshtë
_________________

Romë, 12 Nëntor 2019
Zonja Margariti,

Si Senator i Parlamentit të Italisë, dhe pjesëmarrës i delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjithmonë kam pasur bindjen dhe jam shprehur publikisht në favor të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, si pjesëtar i Komisionit të Kulturës së Senatit, po ju drejtohem Ju, si Ministre, njohëse e kulturës dhe ish-studiuese e arkitekturës në Firence, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Në fund të tetorit të këtij viti, me rastin e një konference ndërkombëtare, isha në Tiranë për të tretën herë. Përsëri, pata mundësi të shijoj qendrën historike dhe të vlerësoj modernizimin dhe harmonizim tërheqës në mes të arkitekturës së mëparshme dhe të sotme.

Duke njohur gjendjen në lidhje me planin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, për të cilën jam njoftuar nga mjaft shqiptarë në Itali, me të cilët jam në raporte shumë të mira, kërkova të mësoj edhe më tepër detaje për situatën. Si njeri i kulturës dhe përfaqësues i popullit italian, para çështjes së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë – që lindi si “Circolo Italo-Albanese Scanderbeg” i projektuar nga arkitekti italian Giulio Bertè, në vitin 1938 – nuk mund të qëndroj indiferent.

Teatri është jo vetëm një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, por përfaqëson edhe lidhjet historike dhe artistike, që ekzistojnë që në antikitet, mes kombit shqiptar dhe atij italian.

Për këto arsye, teksa vlerësoj dhe respektoj punën e Qeverisë Shqiptare për rikualifikimin e qendrës historike, ju kërkoj që të rishikojmë së bashku planin në lidhje me Teatrin Kombëtar, dhe te mundohemi të gjejmë një zgjidhje tjetër, me bashkëpunimin e Qeverisë Italiane dhe Këshillit të Evropës.
Shpresoj që të merrni në konsideratë kërkesën time dhe mbetem në pritje për t’ Ju takuar për të diskutuar të ardhmen e Teatrit, edhe në emër të miqësisë mes vendeve tona.

Përshëndetje të përzemërta,
Sen. Roberto Rampi