Shkruan ministri Hajrullah Çeku.

Mbështetje gjithnjë në rritje për sportin.

Rreth 455 mijë EUR është shuma shtesë që kemi siguruar javën e kaluar për federatat e sportit.

Ju pëlqen!

Mbështetja e përgjithshme për Komitetin Olimpik, federatat, klubet dhe sportistët gjatë vitit 2021 është 6,35 milionë EUR, një rritje prej 57 përqind krahasuar me vitin 2020 dhe 51 përqind krahasuar me vitin 2019.

Brenda programit të ringjalljes sporti dhe sportistët kanë përfituar 2.28 milionë EUR:
🔹️27 federata (dhe KOK e KPOK)
🔹️214 klube sportive (dhe organizata)
🔹️178 sportistë.

Mbështetja e përgjithshme për federatat e sportit gjatë vitit 2021 është mbi 4 milionë EUR, një rritje prej 115 përqind krahasuar me vitin 2020 dhe 60 përqind krahasuar me vitin 2019.

Siç e kemi shpallur nga fillimi, sporti është prioritet nacional i qeverisë. Viti i ardhshëm, ndër tjerash, do të na gjejë me:
🔹️Strategjinë dhe Planin e Veprimit për zhvillimin e sportit,
🔹️Programin afatgjatë për funksionalizimin e ligave sportive në të gjitha shkollat e vendit,
🔹️Përfundimin e disa projekteve të trashëguara dhe nisjen e të rejave në infrastrukturë sportive,
🔹️Programin për brandimin ndërkombëtar të Kosovës si “Shtet i Xhudos”,
🔹️Formulën e re të financimit të klubeve sportive nga shteti (përfshi trajnerët sportiv),
🔹️Politikën e re të kategorizimit, vendosjen e rregullsisë financiare dhe rilicensimin e federatave të sportit.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.