Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka vendimi për vendosjen e reciprocitetit është i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ju pëlqen!

Ai ka thënë se i mbështetë institucionet e vendit për zbatimin e këtij vendimi.

“Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, ka përfunduar Haradinaj.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.