Së shpejti smartfoni do të shitet edhe në Amazon, Lazada dhe Shopee. Fuqizohet nga procesori Snapdragon 865 me grafikat Adreno 650.

POCO, një markë smartfonësh që doli më vete prej Xiaomit, javën e kaluar lançoi POCO F2 Pro në rrugëtimin e saj si një kompani më vete.

POCO F2 Pro, ashtu si telefoni dy vjeçar Pocophone F1, ofron më tepër sesa të jep përshtypje çmimi që ka.

Ka ekran 6.67-inç full HD+ AMOLED me rezolucion 2400×1800, skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran, teknologji 5G, katër kamera të pasme, një kamër selfie pop-up dhe një portë kufjesh 3.5mm.

Smartfoni vjen në dy variante: 6GB RAM dhe 128GB memorie me çmim prej 499 eurosh dhe 8GB RAM dhe 256GB memorie me çmim 599 euro.

Të dy variantet kanë Android 10 dhe tashmë janë në shitje që nga e dita e Martes përmes uebsajteve Aliexpress dhe Gearbest.

Së shpejti smartfoni do të shitet edhe në Amazon, Lazada dhe Shopee. Fuqizohet nga procesori Snapdragon 865 me grafikat Adreno 650.

POCO F2 Pro ka atë që kompania e quan dhomën më të madhe të avullimit në një smartfon me ftohje të lëngshme, një teknologji që e mban telefonin të freskët edhe gjatë lojërave intensive si Fortnite dhe PUBG.

Në aspektin e kamerës, smartfoni ka jë sensor kryesor Sony IMX686, një sensor super të gjerë 13-megapiksel, një 5-megapiksel macro dhe një 2-megapiksel thellësie. Kamera pop-up selfie është 20-megapiksel.

Kamera e pasme ka fuqi të regjistrojë video në rezolucionin 8K me 24fps, dhe 4K me 60fps. Smartfoni vjen me bateri 4,700 dhe teknologjinë 33W të karikimit të shpejtë.

POCO listoi edhe disa opsione shtesë si HDR10+, shkëlqim ekrani 500-nits, Gorilla Glass 5 por i mungon një frekuencë e lartë rifreskimi siç e gjejmë tek smartfonët OnePlus.