Nuk duhet të prisni gjatë për të marrë iOS, normalisht nëse nuk jeni prej atyre që keni testuar versionet eksperimentale.

Apple do ta dërgojë përditësimin ditën e nesërme më 16 Shtator dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë ata që kanë iPhone 6S ose më shumë.

Kompania vendosi ta lançojë iOS 14 përpara iPhone të fundit të cilët do të zbulohen muajin e ardhshëm. Kur të përditësoni iPhone që keni në përdorim do të merrni disa veçori të reja që nga widget-s në ekran deri tek mënyra të reja për të organizuar aplikacionet në formën e një librarie.

Ju pëlqen!

Gjithashtu do të mund të shikoni shfaqje në Netflix dhe Apple TV+ ndërsa jeni duke bërë gjëra të tjera në iPhone falë modalitetit picture-in-picture. Asistenti virtual Siri është përmirësuar me opsionin e përkthimit të audios.
Në aplikacionin Messages mund të fiksoni bisedat e rëndësishme në krye për akses më të thjeshtë. Në Maps mbërrijnë korsitë e biçikletave.

Së fundi në iOS 14 është një mjet i ri quajtur app clips përmes të cilit mund të aksesoni pjesë të një aplikacioni pa qenë të detyruar ta shkarkoni.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.