MBAS LUFTE

nji nat’ kam andrrue nji thikë
në nji dorë t’përgjakun
kam andrrue t’kaluemen!
ethet e ujës më kanë dridhë
dhe lotët më kanë pikue!

kam andrrue babën:
gjoksin e tij të biruem
me plumba;

Ju pëlqen!

kam andrrue nanën
që lotët ftyrën ja kishin la
me pyetje në buzët e zbehta
që u dridhshin n’pikëllim

a thue vorrin ku e ka?

dhe vllaun me vetlla t’ndeshuna
me ballin e rrudhun
që dishka thellë ish tuj mendu’
e ish ba gati diku me shku’…

kam andrrue katundin e djegun
qiellin mbi te të kuq nga zjarri…
e gjumi kur m’ka dalë
nji tubë rrezesh të freskta diellore
mëngjesi m’i ka falë…

HASAN MEKULI, Prishtinë, 1946

Lexo po ashtu:  Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp në desktop
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!