Liderët e BE janë vënë sërish nën sulmin e euroskeptikut italian Matteo Salvini teksa pretendon se fondet e rekuperimit të koronavirusit janë para që nuk dihet se kur mund të vijnë. Kreu i ‘Legës’, europarlamentari Salvini dënoi gjithashtu Presidenten e Komisionit Evropian Ursula për fondet e deklaruara të rekuperimit të koronavirusit duke thënë: “Evropa po tallet me ne prej muajsh, për të mos thënë prej vitesh. Të gjitha paratë që na janë premtuar janë para që ajër që mund të vijnë vetëm vitin që vjen”.

“Dhe në duhet t’i rikthejmë ato me interesa, sipas kushteve të vendosura në Luksembourg. Çuditërisht të gjithë po i refuzojnë ato. Unë nuk jam anti-evropian, por prej kohësh kam bërë thirrje për ristrukturim të Kordit të prokurimit.” Liderët e Be do të takohen në Bruksel më 17-18 korrik për të negocjuar stimulin ekonomik kundër COVID-19 dhe buxhetin e ardhshëm.

Kryeministri holandez Mark Rutte ka thënë se nuk ka urgjencë për marrëveshjen e fondeve të rekuperimit në këtë pikë.
“Nuk ka një nevojë absolute për marreveshje në takimin e radhës, nuk duhet të nxitojmë”, tha Rutte. Duke folur me të përditshmen italiane Corriere, Rutte tha se ishte i gatshëm të mbështesë planin e €750 miliardë për rekuperim nga koronavirusi, por jo pa ndryshime në propozimet.

Ju pëlqen!

Plani i presidentes Ursula von der Leyen parashikon marrjen hua të €750 miliarde ne tregjet nderkombetare dhe shperdarjen e €500 miliarde ne grante e €250 miliardë në hua per industrite e goditura nga pandemia.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!