Maska si përbërës kryesor ka uthullën e mollës

Flokët me yndyrë janë shumë të bezdisshëm dhe na detyrojnë t’i lajmë çdo ditë. Por larja e tyre çdo ditë nuk është diçka e mirë, prandaj po ju prezantojmë një maskë shumë praktike për të larguar yndyrën. Kjo maskë ka si përbërës kryesor uthullën e mollës. Niveli i lartë i acidit tek uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të pH-së në kokë, i cili është i rëndësishëm për kontrollin e sekretimit të tepërt të yndyrës.

Për këtë maskë nevojiten:

Ju pëlqen!

Një filxhan kafeje me ujë

2 luge gjelle me uthull molle

15 gjethe të vogla mente

Përgatitja: Në një enë përzieni ujin dhe uthullën e mollës, në të shtoni gjethet e mentes dhe lëreni në qetësi 30 min. Pastaj kryeni filtrimin me një garzë të stelirizuar. Përzierjen e përgatitur aplikojeni në rrënjë me anë të një pambuku dhe lërini të veprojë 15 min. Në fund procedoni me larjen.

Mirë është që para filtrimit, përbërësit t’i përzieni me një pajisje elektrike.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!