Në fotografi momenti kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç goditet me gurë e mjete të tjera të forta më 11 korrik 2015. Gjithçka ndodhi ndërsa mijëra vetë ishin mbledhur në varrezën e Bosnjë-Hercegovinës për të shënuar 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku 8 mijë burra e djem myslimano-boshnjakë u vranë nga trupat paraushtarake serbe. Kryeministri serb u pa të largohej më pas me shpejtësi nga ceremonia, i ndihmuar e mbuluar nga dhjetëra truproja e forca të tjera sigurie, ndërsa një turmë e irrituar vijonte ta godiste pa pushim, ndër të tjerë edhe me shishe me ujë e madje këpucë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.