Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen një prej masakrave më të tmerrshme ndaj shqiptarëve në Kosovë.

21 vjet më parë në Reçak nga Beogradi u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Kohë më parë, subjekti Brnabiç, Kryeministër i Serbisë, në një intervistë për DW do të këmbëngulte për mos cilësimin e masakrës së Srebrenicës si gjenocid, dhe si të shlyera përgjegjësitë serbe për tmerret prej tyre të shkaktuar.
Të njëjtin qëndrim, të mohimit, të mos përgjegjësisë dhe të mos kërkimit të faljes, shteti serb mban dhe për masakrën e Raçakut, të cilës sot nuk i harrojmë 21 vjetorin, dhe për të gjithë gjenocidin e ushtruar nga Shteti dhe popullsia serbe ndaj shqiptarëve që prej valëve të para pushtuese, duke prej gjysmës së parë të shekullit XIX.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!