Personat që kanë kaluar një atak kardiak dhe kanë masë dhjamore rreth belit janë më në risk për të pësuar një tjetër, sipas një zbulimi të ri, e kjo është një arsye më shumë se pse matja e perimetrit të belit është më e rëndësishme se matja e peshës.

Ka qenë e njohur për disa kohë që pasja e një barku të të rrumbullakosur, edhe nëse je elegant në pjesën tjetër të trupit, rrit gjasat për të pësuar një atak kardiak, por ky studim i fundit, që u botua në “Revista Europiane e Parandalimit Kardiologjik”, është hera e parë që studiuesit zbuluan një lidhje mes dhjamit në pjesën e belit dhe riskut për atak kardiak apo goditje në tru.

Lidhja ishte edhe më e fortë tek meshkujt.

Ju pëlqen!

Studimi ndoqi më shumë se 22,000 pacientë suedezë pas atakut të parë kardiak dhe vëzhgoi lidhjen mes perimetrit të belit të tyre dhe problemeve të shkaktuara nga arteriet e bllokuara si ataku kardiak fatal dhe jo – fatal dhe goditja në tru. Pacientët u ndoqën për pothuajse katër vite, ku atake kardiake dhe goditje në tru pësuan 1,232 meshkuj (7.3%) dhe 469 femra (7.9%).

Shumica e pacientëve, 78% e meshkujve dhe 90% e femrave kishin obezitet abdominal, domethënë kishin perimetër të belit prej 94 cm ose më shumë për meshkujt dhe 80 cm ose më shumë për femrat.

Studimi zbuloi se dhjami rreth belit lidhej me atakun kardiak dhe goditjen në tru, në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë risk si duhanpirja, diabeti, hipertensioni, indeksi i masë trupore dhe trajtimet parandaluese.

Studiuesit theksuan se perimetri i belit është një faktor më i rëndësishëm se obeziteti dhe këshilluan doktorët që të matnin belin e pacientëve për të identifikuar personat në risk. Gjithsesi, ata thanë që risku ishte më i lartë në meshkuj, që përbënin pothuajse 3/4 e pacientëve të përfshirë në studim, se sa ne femra.

Autorët e studimit u shprehën se dhjami rreth belit mund të largohet më mirë nëpërmjet dietës së shëndetshme ushqimore dhe aktivitetit të rregullt fizik. Studime më të hershme kanë treguar dhe ecja për të paktën 30 minuta në ditë, mund të ndihmojë në luftimin e një mesi të gjërë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!